By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
Bota

31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sarajevë, 21 nëntor, Argument – Sot shënohen 31 vite nga nënshkrimi paraprak i Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në këtë vend. Dokumenti u arrit më 21 nëntor 1995, në bazën ajrore Wright-Patterson, në Dejton të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tre javësh negociatash.

Marrëveshja u nënshkrua paraprakisht nga presidenti i atëhershëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç, dhe presidenti i Kroacisë, Franjo Tugjman. Në ceremoninë e zhvilluar në prani të sekretarit amerikan të Shtetit në atë kohë, Warren Christopher, rol kyç në ndërmjetësim patën edhe diplomati Richard Holbrooke dhe gjenerali Wesley Clark.

Marrëveshja, së bashku me 12 anekset e saj, përcaktoi organizimin e Bosnjë dhe Hercegovinës si shtet me tre popuj përbërës dhe të tjerë, të ndarë në dy entitete: Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska. Pas arritjes së marrëveshjes në Dejton më 21 nëntor, dokumenti u nënshkrua zyrtarisht më 14 dhjetor 1995, në Pallatin Élysée në Paris.

Në Republikën Srpska, 21 nëntori shënohet si festë zyrtare dhe ditë pushimi, në kujtim të arritjes së Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqen.

Megjithatë, 31 vite pas përfundimit të luftës, vëmendja nuk është vetëm te rëndësia historike e marrëveshjes për ndalimin e konfliktit, por edhe te pasojat politike dhe shoqërore që ajo ka lënë në vend.

Për brezat që e përjetuan luftën, paqja nënkuptonte fundin e vrasjeve, bombardimeve dhe shkatërrimit. Ndërsa për brezat e lindur pas konfliktit, ajo nënkupton gjithashtu mundësi për arsimim, punësim, lëvizje të lirë dhe një jetë pa frikën e vazhdueshme të rikthimit të luftës.

Një rëndësi të veçantë në këtë përvjetor kanë edhe përvojat e personave të lindur në vitin 1995, të cilët nuk morën pjesë në negociata dhe nuk vendosën për strukturën kushtetuese apo sistemin politik në të cilin u rritën, por që kanë përfunduar shkollimin, kanë kërkuar punë dhe janë përpjekur të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda këtij sistemi.

E kaluara e luftës mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe kujtesës për viktimat. Megjithatë, përballja me të kaluarën nuk është e njëjtë me ringjalljen e vazhdueshme të kërcënimeve politike për një luftë të re.

Mes detyrimit për të mos harruar krimet dhe të drejtës së brezave të rinj për të jetuar pa frikë, Bosnjë dhe Hercegovina vijon të përballet me sfidën e ndërtimit të një jete normale, 31 vite pas përfundimit të luftës.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-kreu i policisë italiane gjendet i vdekur në banesën e tij, Gianni De Gennaro po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino
Next Article “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”, Begaj mesazh të rinjve për Ditën e Alfabetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?