By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-kreu i policisë italiane gjendet i vdekur në banesën e tij, Gianni De Gennaro po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ish-kreu i policisë italiane gjendet i vdekur në banesën e tij, Gianni De Gennaro po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino
Bota

Ish-kreu i policisë italiane gjendet i vdekur në banesën e tij, Gianni De Gennaro po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Romë, 21 nëntor, Argument – Ish-kreu i policisë italiane, Gianni De Gennaro, 78 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij të fshatit në Toskanë. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vrarë me armë zjarri.

Ngjarja vjen në një moment kur De Gennaro ishte nën hetim nga Prokuroria e Kaltanisetës për dyshime mbi pengimin e drejtësisë, në kuadër të hetimeve për masakrën ku u vra edhe gjyqtari Paolo Borsellino.

Më 1 dhjetor, Gjykata e Rishikimit pritej të shqyrtonte kërkesën për arrestimin e tij, e cila ishte rrëzuar fillimisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Si u zbulua ngjarja

Sipas informacioneve paraprake, De Gennaro ndodhej i vetëm në banesë. Alarmimi u bë nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi nuk kishin marrë asnjë lajm prej tij që nga mbrëmja e së premtes, më 20 nëntor.

Rreth orës 09:00, punonjësit e shërbimit njoftuan karabinierët. Ndërsa në orën 09:38, vetë efektivët telefonuan shërbimin e urgjencës 118 për të raportuar vdekjen e tij.

Sipas burimeve shëndetësore, kur mbërritën autoritetet, De Gennaro kishte ndërruar jetë. Në banesë shkoi mjeku ligjor, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe prokurori i çështjes.

Prokuroria hap hetim për nxitje të vetëvrasjes

Prokuroria e Grossetos ka hapur një dosje hetimore për veprën penale të nxitjes së vetëvrasjes, ndërsa autoritetet po rindërtojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.

De Gennaro ishte vënë nën hetim nga Prokuroria e Kaltanisetës për dyshime për devijim të hetimeve lidhur me masakrën, ku mbeti i vrarë gjyqtari Paolo Borsellino dhe pjesëtarët e eskortës së tij.

Hetimi lidhet gjithashtu me zhdukjen e të ashtuquajturës “agjenda e kuqe” të Borsellinos, dokument që konsiderohet me rëndësi në zbardhjen e rrethanave të atentatit.

Ditët e fundit, autoritetet italiane i kishin dorëzuar De Gennaros një njoftim zyrtar për hetimin dhe kishin urdhëruar kontrolle në disa ambiente që ndodheshin në dispozicion të tij.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe
Next Article 31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?