By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta në Kriva Pallankë, banorët ankohen nga bagëtitë e pakontrolluara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protesta në Kriva Pallankë, banorët ankohen nga bagëtitë e pakontrolluara
Maqedoni

Protesta në Kriva Pallankë, banorët ankohen nga bagëtitë e pakontrolluara

admin
Last updated: 28/11/2026 13:38
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kriva Pallanka, 21 nëntor, Argument – Rreth 1000 bagëti që prej vitesh lëvizin të pakontrolluara nëpër Kriva Pallankë, duke u shkaktuar dëme në pronat dhe të mbjellat e banorëve, sot i nxorën ata në protestë. Të revoltuar nga mungesa e një zgjidhjeje, protestuesit bllokuan rrugën drejt kufirit me Bullgarinë, duke i dhënë ultimatum të fundit Qeverisë që deri të martën të përpilojë plan konkret veprimi.

Pas shtyrjeve me policinë, paralajmëruan se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, do të ndërmarrin protesta edhe më radikale. Banorët thonë se prej vitesh përballen me dëme të vazhdueshme, pasi bagëtitë u hyjnë në oborre, kopshte, ara e fusha, duke shkatërruar të mbjellat, pemë dhe gjithçka që ata kultivojnë.

“Është koha e fundit që ky problem të zgjidhet. Prej 15 vitesh vuajmë nga problemi i njejt me lopët. Na hyjnë para dyerve të shtëpive, brenda oborreve, nëpër kopshte, ara e fusha. Gjithçka që mbjellim e shkatërrojnë, nuk lënë gjë të gjallë.“

“Për të tretin vit radhazi më shkatërrojnë gardhin, malinat, specat dhe gjithçka që mbjell. Sinqerisht, nuk besoj se ky problem do të zgjidhet së shpejti.“
“Është e pabesueshme sa dëme më është shkaktuar. Mjafton të vini tek unë dhe të shihni nga afër. Janë shkatërruar edhe pemët, edhe të gjitha kulturat bujqësore. Deri tani nuk kam paraqitur kërkesë për dëmshpërblim në komunë. Çdo mëngjes përballem vetë me bagëtinë, i largoj, por nuk ka ditë që të mos merrem me to, sikur të isha vetë bari”, thanë disa nga banorët e revoltuar të Kriva Pallankës.

Për problemin me bagëtitë me herët u diskutua edhe nga ministri i Bujqësisë, përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe drejtuesit e Komunës së Kriva Pallankës, por problemi ende është nuk rrezulton të jetë i zgjidhur në praktik.

Andaj kryetari i komunës, Sashko Mitovski, ka prashtruar edhe kallëzime penale për moszbatimin e vendimeve të plotfuqishme për konfiskimin e bagëtive dhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve. Ai propozon shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë me qëllim që kompetencat për zgjidhjen e problemit t’i kalojnë komunës.

“Plani im ishte që bazuar në disa informacione që i kërkuam, të ftojmë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të veprojë në përputhje me vendimet e marra, si dhe të shpallim gjendje krize për 30 ditë. Ky është një nga mekanizmat që po i kërkoj Qeverisë, që në bazë të shpalljes së gjendjes së krizës, të na delegojë kompetencat ligjore dhe mandatin. Në këtë mënyrë, për më pak se 10 ditë me përgjegjësi të plotë pretendoj se mund ta zgjidhim problemin”, u shpreh Kryetari i Kriva Pallankës, Sashko Mitovski.

Problemi me bagëtitë në Kriva Pallankë daton prej më shumë se një dekade, por që nga viti 2024 janë marrë edhe vendime të plotfuqishme për konfiskimin e kafshëve. Megjithatë, ato vazhdojnë të lëvizin të lira nëpër qytet dhe vendbanimet përreth.

Mbi 1.000 krerë bagëti ende enden nëpër zonë, ndërsa në aksionet e deritanishme janë kapur vetëm rreth 100. Problemi tashmë ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, duke e bërë Kriva Pallankën lajm për një fenomen që, në vend se të zgjidhet, vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së banorëve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ali Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve
Next Article Kodra e Diellit, kanë nisur përgatitjet për sezonin dimëror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?