By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me Izraelin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me Izraelin
Bota

Sisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me Izraelin

admin
Last updated: 28/11/2026 13:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 21 nëntor, Argument – Greqia dhe Izraeli po diskutojnë marrëveshje të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, me një vlerë që mund të arrijë deri në 1 miliard euro. Në fokus të negociatave janë sistemet e luftës elektronike, raketat me rreze të gjatë veprimi dhe zgjerimi i qendrës së stërvitjes së Forcave Ajrore greke në Kalamata, e cila menaxhohet nga kompania izraelite ELBIT.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, një prej çështjeve kryesore është zgjerimi i qendrës së trajnimit të pilotëve në Kalamata, e cila funksionon mbi bazën e një marrëveshjeje 20-vjeçare të nënshkruar në vitin 2021 me kompaninë izraelite. Qendra ofron aktualisht rreth 7 mijë orë trajnimi në vit me avionët T-6 dhe 3 500 orë të tjera me avionët reaktivë M-346.

Kërkesa për trajnim është rritur, ndërsa disa vende arabe kanë shprehur interes për të përdorur kapacitetet e kësaj qendre. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë propozuar një angazhim shumëvjeçar. Për të përballuar kërkesën, nevojiten më shumë avionë, simulatorë dhe instruktorë, si dhe financime shtesë.

Megjithatë, Athina dhe pala izraelite kanë mosmarrëveshje për koston e zgjerimit. Greqia nuk dëshiron të paguajë më shumë se 50 deri në 70 milionë euro, ndërsa propozimi fillestar izraelit ishte 280 milionë euro. Negociatat vijojnë, ndërkohë që Greqia ka shpenzuar tashmë më shumë se 1.5 miliardë euro për këtë qendër, në kuadër të marrëveshjes së vitit 2021.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i bashkëpunimit janë sistemet e luftës elektronike. Sipas “Kathimerini”, diskutimet kanë avancuar dhe përqendrohen te pajisjet kundërmasë elektronike dhe sistemet që synojnë neutralizimin e tyre. Greqia kërkon të përfitojë nga teknologjia izraelite për të zhvilluar kapacitete të përshtatura me nevojat e saj të sigurisë.

Paralelisht, vijojnë bisedimet me kompaninë Israel Aerospace Industries për blerjen e raketave të artilerisë me rreze të gjatë veprimi LORA, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 400 kilometra.

Këto negociata vijnë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, pas marrëveshjes së madhe prej 3 miliardë eurosh të nënshkruar në gusht 2026 për projektin e mbrojtjes ajrore “Mburoja e Akilit”. Në bazë të saj, Izraeli do të furnizojë Greqinë me sisteme të avancuara të mbrojtjes kundërajrore dhe kundër raketave balistike.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Atentat në Mal të Zi, vritet në Cetinjë pjesëtari i dyshuar i klanit kriminal “Skaljari”
Next Article Zekolli Shaqiri -Kurti: Rruga Tetovë-Prizren e rëndësishme dhe me prioritet për të dyja vendet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?