By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhjetëra të zhdukur pas zjarrit në një fabrikë në Indonezi, tre të vdekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dhjetëra të zhdukur pas zjarrit në një fabrikë në Indonezi, tre të vdekur
Bota

Dhjetëra të zhdukur pas zjarrit në një fabrikë në Indonezi, tre të vdekur

admin
Last updated: 28/11/2026 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Xhakarta, 22 nëntor, Argument – Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu të shtunën një fabrikë ëmbëlsirash në pjesën perëndimore të ishullit Java, në Indonezi.

Zjarrfikësit vazhduan përpjekjet për shuarjen e flakëve edhe të dielën, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkonin punëtorët që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar, përcjell Bota sot.

Agjencia Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit e Indonezisë njoftoi se deri të dielën ishin lokalizuar 15 persona të mbijetuar. Ndërkohë, katër të tjerë janë dërguar në spital dhe në një klinikë lokale për trajtim, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Fabrika ndodhet në distriktin Serang, në provincën Banten, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Xhakarta. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit.

Guvernatori i Bantenit, Andra Soni, deklaroi se besohet që rreth 60 persona ndodheshin brenda fabrikës në momentin kur shpërtheu zjarri.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë fabrikën e përfshirë nga flakët gjatë natës, zjarrfikësit duke luftuar me zjarrin, si dhe ekipet e emergjencës duke nxjerrë trupat e viktimave nga rrënojat.

“Të gjithë anëtarët e ekipit të përbashkët të kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje maksimale për të gjetur personat e zhdukur, duke i dhënë përparësi sigurisë së ekipeve në terren“, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Ndërkohë, familjarët e punëtorëve të zhdukur janë mbledhur jashtë fabrikës, në pritje të informacioneve për fatin e të afërmve të tyre, raportojnë mediat lokale.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Next Article Pjestarë i njësisë “Tigrat” përfundon në spital pas një lëndimi në kazermën “Ilinden”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?