By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 18-vjeçare diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 18-vjeçare diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së
Maqedoni

18-vjeçare diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së

admin
Last updated: 28/11/2026 13:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re e diagnostikuar me këtë sëmundje është vetëm 18 vjeçe.

Infeksioni me virusin HPV mund të qëndrojë në organizëm për vite të tëra pa shfaqur simptoma, ndërsa infeksioni i vazhdueshëm me lloje të rrezikshme të virusit mund të çojë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, paralajmërojnë mjekët.

Me rastin e Ditës Botërore për Eliminimin e Kancerit të Qafës së Mitrës, Asociacioni Maqedonas i Gjinekologëve dhe Obstetërve (MAGO) apeloi për vaksinim të vajzave dhe djemve kundër HPV-së, si dhe për kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe skrining.

Sipas mjekëve, vaksinimi para fillimit të aktivitetit seksual është një nga masat më të rëndësishme parandaluese. Vaksina mbron nga llojet më të rrezikshme të HPV-së, të cilat mund të shkaktojnë kancer jo vetëm te gratë, por edhe te burrat.

Në Maqedoni, që nga viti 2024 aplikohet vaksina nëntëvalente kundër HPV-së, e cila mbron nga nëntë lloje të virusit, shtatë prej të cilave janë me rrezik të lartë.

Mjekët po diskutojnë gjithashtu mundësinë e zgjerimit të vaksinimit falas deri në moshën 26-vjeçare, ndërsa apelojnë që prindërit të mos e neglizhojnë vaksinimin e fëmijëve.

Sipas ekspertëve, me vaksinim më të gjerë dhe zbulim të hershëm të ndryshimeve parakanceroze, kanceri i qafës së mitrës mund të bëhet një sëmundje e së kaluarës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Greva në Belgjikë: Anulohen pothuajse të gjitha fluturimet të hënën
Next Article E përjashtuan nga forumet e PS-së, Spiropali: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?