By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bajrami: Ndryshimet në Kodin Penal janë thelbësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bajrami: Ndryshimet në Kodin Penal janë thelbësore
Maqedoni

Bajrami: Ndryshimet në Kodin Penal janë thelbësore

admin
Last updated: 28/11/2026 13:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Kodi i ri Penal nga fillimi i muajit ndodhet në ENER, ndërsa ekspertët kanë shansin të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Kodi i Ri vjen pas kritikave të shumta për mosmiratimin e ndryshimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe pas kritikave për vjetërsimin e lëndëve si pasojë e ndryshimeve paraprake. Juristi Ibraim Bajrami thotë se Kodi i ri Penal nuk paraqet thjeshtë ndryshime makijazh. Megjithatë, Bajrami ka dyshime në pjesën e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare ku në kodin e ri, pjesa e furnizimeve publike do të jetë nen në vete. Bazuar dhe në ndryshimet e ligjit për furnizime publike, Bajrami për emisionin “Gjurmët” në Alsat tha se tek prokurorët do të shkaktojë huti për atë se ku do të bazohet vepra e mundshme penale, përkatësisht keqpërdorimi.

“Çdo mik që kam, çdo të njohur që kam dhe në ndonjë institucion që punon në prokurimet publike, unë do i kisha thënë, mos puno më. Puno çka të duash. Tash është çështje diskutabile çka do të parashohë prokurori si keqpërdorim. A pse nuk është marrë çmimi më i ulët, a pse nuk është përcaktuar një cilësi gjoja më mirë, është vërtetuar se s’ka qenë i mirë, dhe mendoj se propozim ligji i ri i prokurimeve publike duhet mirë të shoshitet që të mos përfitojë dikush tjetër nga presioni ndaj personave që punon te prokurimet publike”, deklaroi Ibraim Bajrami – Jurist.

Duke komentuar numrin e lartë të rasteve të dhunës familjare, Bajrami vlerëson se në këto raste, dënimet janë të vogla. Ai gjithashtu thekson faktin se edhe shumë burra janë viktima të dhunës por nuk kanë guxim t’i paraqesin.

“Mund të ndryshohet kjo dispozitë ligjore në kuptimin e asaj që ti shtohet paragrafit, pra alineja 1 thotë, nga 6 muaj deri në 5 vjet. Alineja 2 si më e rëndë mund të jetë nëqoftëse bërësi e përsëritë veprën penale më shumë se dy herë, për së treti herë të ketë një ndëshkueshmëri prej 3 deri 10, por rrethanat e ndëshkimit prej 3 deri 10 vjet, nëse e pranon fajësinë mund ti marrë edhe 1 vjet por megjithatë të ballafaqohet me sanksionin. Nëse recitivizmi nuk i ndihmon dhe nuk e risocializon, ai duhet të izolohet nga pjesa tjetër e shoqërisë”, theksoi Ibraim Bajrami – Jurist.

Në Kodin e ri Penal janë paraparë edhe disa vepra të reja penale. Për shembull, në nenin 288 si vepër penale është paraparë dhe ekocidi. Për këtë vepër, nëse pasojat janë serioze dhe afatgjate, dënimet me burg mund të jenë së paku 10 vjet, apo edhe burg i përjetshëm. Më tej, si risi në kodin penal, qëndron edhe neni 214 i cili si vepër penale parasheh edhe ngacmimin e kolegëve në vendin e punës e për çka parashihet gjobë me të holla ose burg deri në një vit./Alsat.mk.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koliçani i Epërm merr pamje të re me mbi 20 shtëpi vikendi, por mungojnë kushtet elementare
Next Article VMRO kundër LSDM: Pagat po rriten, inflacioni më i ulëti në rajon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?