By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë, por sërish qëndrojmë mbi mesataren e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë, por sërish qëndrojmë mbi mesataren e BE-së
MaqedoniTOP LAJM

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë, por sërish qëndrojmë mbi mesataren e BE-së

admin
Last updated: 28/11/2026 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur fëmijë në ngarkim, tregojnë të dhënat e Eurostatit për strukturën e familjeve. Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, ku 76.6 për qind e familjeve nuk kanë fëmijë, në vendin tonë përqindja e familjeve me fëmijë është dukshëm më e lartë.

Në Maqedoni gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 595.600 familje. Prej tyre, 393.400 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 202.200 kanë fëmijë, përcjell “TV21”.

Mesatarja e numrit të fëmijëve për familje ka qenë 0.60, që paraqet ulje për 25 për qind krahasuar me vitin 2015, kur kjo mesatare ishte 0,80. Madhësia mesatare e një familjeje në vend ka qenë nga 3.1 deri në 3.2 anëtarë, më shumë se mesatarja evropiane, e cila është rreth 2,3 anëtarë.

Në nivel të BE-së, përqindja e familjeve me fëmijë ka shënuar rënie të vazhdueshme gjatë 15 viteve të fundit. Në vitin 2010 ishte 26.9 për qind, në vitin 2015 ra në 25.9 për qind, në vitin 2020 në 25 për qind, ndërsa në vitin 2025 arriti në 23.3 për qind. Kjo do të thotë se pothuajse tetë nga dhjetë familje në BE janë pa fëmijë.

Gjatë së njëjtës periudhë është rritur përqindja e familjeve të përbëra nga një i rritur pa fëmijë, nga 33,6 për qind në vitin 2015 në 37.5 për qind në vitin 2025. Në të kundërtën, përqindja e familjeve të përbëra nga çifte me fëmijë ka rënë nga 16.6 në 14.7 për qind.

Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjen më të lartë të familjeve të përbëra nga çifte me fëmijë e ka Sllovakia me 20.3 për qind, e ndjekur nga Qiproja me 19.6, Çekia me 18.4 dhe Luksemburgu me 18.3 për qind.

Familjet e përbëra nga një i rritur me fëmijë përbëjnë tre për qind të numrit të përgjithshëm të familjeve në BE. Përqindja më e lartë e tyre është në Estoni me 9.4 për qind, Letoni me shtatë dhe Irlandë me 6.9 për qind.

Ndërkaq, familjet e përbëra nga një person pa fëmijë janë më të përhapura në Lituani, ku përbëjnë 62,5 për qind të familjeve. Pas saj renditen Estonia me 53.8 dhe Finlanda me 47.9 për qind.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze, shkëmben një puthje romantike me bashkëshortin
Next Article ​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?