By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo politik!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo politik!
Maqedoni

Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo politik!

admin
Last updated: 28/11/2026 13:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Bursat nuk ndahen mbi bazën e përkatësisë etnike apo preferencave politike, por mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë dhe të publikuara paraprakisht në konkurset e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kështu thotë zëvendëministri në MASH, Driton Sulejmani, ndërsa thotë se “shqyrtimi i aplikimeve dhe vlerësimi i dokumentacionit realizohen nga komisionet profesionale, të cilat duhet të zbatojnë të njëjtat kushte dhe mënyrë të pikëzimit për secilin kandidat.

Përgjigja e zëvendësministri”t në MASH, Driton Sulejmani:

Lidhur me reagimin e BDI-së për rezultatet e konkursit të bursave për vitin shkollor 2026/2027, vlerësoj se opinioni publik meriton një sqarim të bazuar në fakte, në kriteret e konkursit dhe në procedurat ligjore, e jo në interpretime të pjesshme të rezultateve.

Fillimisht, dua të theksoj se bursat nuk ndahen mbi bazën e përkatësisë etnike apo preferencave politike, por mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë dhe të publikuara paraprakisht në konkurset e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Shqyrtimi i aplikimeve dhe vlerësimi i dokumentacionit realizohen nga komisionet profesionale, të cilat duhet të zbatojnë të njëjtat kushte dhe mënyrë të pikëzimit për secilin kandidat.

Në katër kategoritë për të cilat janë publikuar rezultatet, kushtet kanë qenë specifike dhe të përcaktuara saktësisht:

• Bursat për fëmijët pa prindër u dedikohen nxënësve që dëshmojnë statusin e tyre me dokumentacion nga institucionet kompetente. Kriter për renditjen e tyre është suksesi i arritur gjatë shkollimit.
• Bursat për nxënësit e talentuar kërkojnë sukses të vazhdueshëm të shkëlqyeshëm dhe çmime të dokumentuara për vendin e parë, të dytë ose të tretë në gara shtetërore apo ndërkombëtare, sipas kushteve të konkursit.
• Bursat për artistët e talentuar kërkojnë rezultate të dëshmuara në gara artistike shtetërore ose ndërkombëtare, sukses të shkëlqyeshëm dhe dokumentacion për çmimet e fituara.
• Bursat për sportistët e talentuar ndahen duke marrë parasysh suksesin shkollor dhe rezultatet sportive në gara të organizuara nga federatat përkatëse, me pikëzim të përcaktuar për arritjet individuale dhe ekipore.

Pra, bëhet fjalë për katër kategori me kushte të veçanta, ku përzgjedhja duhet të mbështetet në dëshmi konkrete dhe në vlerësim profesional.

Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se rezultatet e publikuara deri më tani nuk paraqesin pasqyrën përfundimtare të shpërndarjes së bursave për vitin shkollor 2026/2027.

Gjatë këtyre ditëve pritet publikimi edhe i rezultateve për dy kategori të tjera shumë të rëndësishme:

900 bursa për mbështetje sociale të nxënësve, ku vlerësohen edhe gjendja ekonomike dhe sociale e familjeve, si dhe 1.570 bursa për nxënësit e regjistruar në paralele duale, në kuadër të arsimit profesional.

Pikërisht në këto dy kategori, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh. Prandaj, çdo analizë për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë duhet të marrë parasysh numrin e aplikimeve, plotësimin e kritereve dhe rezultatet në të gjitha kategoritë, e jo vetëm një pjesë të tyre.

Si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, konsideroj se transparenca është detyrim institucional. Jam i hapur për publikimin dhe analizimin e të dhënave të përmbledhura mbi numrin e aplikimeve, kriteret dhe rezultatet e pikëzimit, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu, çdo kandidat i pakënaqur ka të drejtë të shfrytëzojë mekanizmat ligjorë të ankimimit.

Përfaqësimi i drejtë i nxënësve shqiptarë është çështje serioze, por ai duhet të trajtohet me përgjegjësi, transparencë dhe fakte të plota. Nuk mund të nxirren përfundime për një proces të tërë përderisa rezultatet e të gjitha kategorive ende nuk janë publikuar.

Ftoj të gjithë aktorët politikë që çështjet e arsimit të mos i trajtojnë vetëm përmes deklaratave politike, por të kontribuojnë në informimin dhe inkurajimin e nxënësve për të shfrytëzuar mundësitë që u ofrohen.

Përkushtimi ynë mbetet i qartë: mundësi të barabarta për çdo nxënës, respektim i kritereve dhe transparencë në çdo vendim.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat u ndanë për nxënësit shqiptarë
Next Article Haxhiu: ShKK kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rëndësi ka edhe rehabilitimi i të burgosurve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?