By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Fitorja më e madhe e shoqërisë është që çdo fëmijë të ketë mundësinë të fitojë në jetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Fitorja më e madhe e shoqërisë është që çdo fëmijë të ketë mundësinë të fitojë në jetë
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Fitorja më e madhe e shoqërisë është që çdo fëmijë të ketë mundësinë të fitojë në jetë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Asnjë fëmijë nuk guxon të harrohet. Asnjë ëndërr e fëmijërisë nuk guxon të jetë e humbur që më parë. Dhe asnjë fat njerëzor nuk guxon të mbetet pa një mundësi. Sepse e ardhmja nuk fillon me fjalë të mëdha dhe premtime. Ajo fillon me hapat e vegjël të fëmijëve, me dorën e shtrirë, me vetëbesimin e fituar dhe me besimin se e nesërmja mund të jetë më e mirë. Pikërisht për këtë arsye, fitorja më e madhe e një shoqërie është kur çdo fëmijë i saj merr mundësinë të fitojë në jetën e vet, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në shënimin e 80-vjetorit të themelimit të IP Shtëpia e fëmijëve “11 Tetori”.

Kujdesi për fëmijët pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, theksoi kryeministri, nuk është vetëm çështje e politikës sociale, por edhe çështje e përgjegjësisë sonë njerëzore dhe kombëtare.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem që jo vetëm do t’i mbrojë fëmijët, por edhe do t’i inkurajojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre, të fitojnë njohuri dhe shkathtësi dhe të bëhen anëtarë të pavarur, të suksesshëm dhe të barabartë të shoqërisë“, theksoi Mickoski.

Vëmendje e veçantë, sipas kryeministrit, duhet t’i kushtohet kalimit nga përkujdesja institucionale drejt jetës së pavarur.

“Sepse suksesi i vërtetë i sistemit nuk matet vetëm me kujdesin që ofrojmë sot, por edhe me mundësitë që hapim për të nesërmen. Arsimi, aftësimi profesional, punësimi dhe integrimi social duhet të jenë pjesë e një qasjeje të ndërlidhur dhe të qëndrueshme. Ky është drejtimi në të cilin duhet të zhvillohet sistemi ynë i mbrojtjes sociale. Një sistem që do të njohë potencialin në vend të kufizimeve dhe që çdo fëmije do t’i japë mundësinë të ketë sukses“, tha Mickoski.

Në këtë mision, theksoi, rëndësi të jashtëzakonshme kanë edhe punonjësit e Shtëpisë së Fëmijëve „11 Tetori“, të cilëve u shprehu mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

“Puna juaj kërkon shumë më tepër sesa profesionalizëm. Ajo kërkon durim, mirëkuptim, humanizëm dhe gatishmëri të përditshme për të qenë mbështetje në momentet më të rëndësishme të rritjes së fëmijëve. Ndoshta rezultatet e kësaj pune nuk janë gjithmonë të dukshme për publikun, por ato mbeten të shënuara përgjithmonë në jetën e njerëzve të cilëve u keni ndihmuar. Dhe ky është vlerësimi më i madh që mund të marrë një profesion“, theksoi Mickoski.

Në Shtëpinë e Fëmijëve „11 Tetori“ në Shkup, gjatë tetë dekadave, breza të tërë fëmijësh kanë gjetur siguri, mbështetje dhe mundësi për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Pas gjithë kësaj qëndron një mision i madh njerëzor: asnjë fëmijë të mos mbetet i vetëm përballë sfidave të jetës. Sot shënojmë një jubile të rëndësishëm, me të cilin njëkohësisht riafirmojmë edhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Sepse fuqia e një shteti nuk matet vetëm përmes rezultateve ekonomike, rrugëve të ndërtuara apo investimeve të mëdha. Fuqia e tij e vërtetë shihet edhe në mënyrën se si kujdeset për më të rrezikuarit, në solidaritetin që tregon dhe në mundësitë që krijon për secilin qytetar të tij. Ndërsa kujdesi për fëmijët është shprehja më e lartë e kësaj përgjegjësie“, theksoi Mickoski.

Sipas tij, asnjë fëmijë nuk i zgjedh rrethanat në të cilat do të lindë, as sfidat me të cilat do të përballet.

“Por çdo fëmijë ka të drejtë për një fëmijëri dinjitoze, për arsimim, dashuri dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat e tij. Pikërisht për këtë ekzistojnë institucionet dhe pikërisht për këtë shteti ka detyrimin të sigurojë kushte në të cilat rrethanat e jetës nuk do ta përcaktojnë paraprakisht të ardhmen e fëmijës. Gjatë tetë dekadave të fundit, Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori” ka qenë shumë më tepër sesa një institucion për përkujdesje. Ajo ka qenë një vend ku është ndërtuar besimi, janë kapërcyer vështirësitë e jetës dhe janë krijuar fillime të reja“, tha kryeministri.

Sot, shtoi Mickoski, përmes formave bashkëkohore të përkujdesjes, njësive banesore dhe mbështetjes së familjeve kujdestare, ky institucion vazhdon ta zhvillojë misionin e tij, duke vendosur në qendër nevojat individuale, dinjitetin dhe mirëqenien e çdo fëmije.

“Dhe ky është thelbi i mbrojtjes bashkëkohore sociale. Të mos përqendrohemi vetëm te sigurimi i strehimit dhe kujdesit bazë, por te krijimi i një atmosfere të vërtetë familjare, sigurisë emocionale, arsimit, zhvillimit personal dhe përgatitjes për një jetë të pavarur“, theksoi Mickoski.

Ai shprehu mirënjohje edhe për familjet kujdestare, të cilat me humanizmin e tyre dëshmojnë se familjen nuk e krijojnë vetëm lidhjet e gjakut, por edhe dashuria, përkushtimi dhe ndjenja e përkatësisë.

“Ju jeni dëshmi se veprat e mëdha njerëzore shpesh ndodhin larg syve të publikut, në bisedat e përditshme, në kujdesin për detyrimet shkollore, në inkurajimin pas dështimit dhe në gëzimin për çdo sukses të fëmijëve. Roli juaj është i pazëvendësueshëm, ndërsa detyrimi ynë si institucione është t’ju sigurojmë mbështetje, ndihmë profesionale dhe kushte në të cilat do të mund ta përmbushni me sukses këtë mision fisnik“, theksoi Mickoski.

Duke cituar Nelson Mandelën, i cili ka thënë se „nuk ekziston pasqyrim më i qartë i shpirtit të një shoqërie sesa mënyra se si ajo sillet ndaj fëmijëve të saj“, ai theksoi se në këtë mendim përmblidhet detyra më e madhe e Qeverisë, e cila është „të ndërtojmë një Maqedoni ku çdo fëmijë do të ketë mundësi të rritet pa frikë nga e ardhmja, të arsimohet, të përparojë dhe të gjejë vendin e tij në shoqëri“.

“Çdo fëmijë mbart në vete një potencial të pashtershëm, ndërsa mes fëmijëve për të cilët kujdesemi sot janë mjekët, mësuesit, inxhinierët, artistët e ardhshëm dhe njerëzit që nesër do ta ndërtojnë shtetin tonë. Detyra e shtetit është t’ua hapim dyert drejt kësaj të ardhmeje“, deklaroi kryeministri Mickoski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Siguria e gazetarëve është parakusht për media të lira dhe demokraci të fortë – formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve
Next Article Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?