By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës
Kosovë

Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte zbatimi i prioriteteve të përcaktuara në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2026, si dhe reformat që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se këto reforma duhet të avancohen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që vendi të përfitojë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë financiar.

“Prioritizimi i zbatimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2026 dhe reformave që lidhen me Planin e Rritjes, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë si politikisht, ashtu edhe financiarisht, ishte një nga temat kryesore që diskutova sot me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Schuebel.

Ambasadori evropian ka bërë të ditur se gjatë takimit ka ofruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e këtij komisioni, përfshirë ekspertizën e nevojshme në avancimin e reformave.

“Kam ofruar mbështetjen e BE-së për punën dhe ekspertizën e tyre në avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.

Schuebel ka përfunduar postimin e tij me mesazhin se Bashkimi Evropian mbetet pranë Kosovës në procesin e integrimit evropian.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë
Next Article Tahiri flet për ligjin e Speciales: Dekreti i presidentes nuk do të votohet në seancën e radhës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?