By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreth 50 mijë protestues kundër masave shtrënguese, kriza buxhetore vë në vështirësi qeverinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rreth 50 mijë protestues kundër masave shtrënguese, kriza buxhetore vë në vështirësi qeverinë
Bota

Rreth 50 mijë protestues kundër masave shtrënguese, kriza buxhetore vë në vështirësi qeverinë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:03
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 23 nëntor, Argument – Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan sot në Belgjikë kundër masave shtrënguese dhe shkurtimeve të planifikuara nga qeveria, ndërsa kryeministri Bart De Wever, mori më shumë kohë për të arritur një marrëveshje për buxhetin e ri dhe uljen e shpenzimeve publike.

Kriza buxhetore ka vënë në vështirësi koalicionin qeverisës, ndërsa negociatat mes partive përbërëse nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje.

Më 2 nëntor, kryeministri De Wever i paraqiti dorëheqjen mbretit Philippe, për shkak të ngërçit në negociatat buxhetore, por monarku refuzoi ta pranonte dhe i dha më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje.

Në takimin e fundit, mbreti Philippe i kërkoi kryeministrit të vijonte përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për shpenzimet publike, pasi ky i fundit raportoi për herë të tretë brenda një muaji, se diskutimet nuk kishin sjellë përparim.

“Duke shprehur keqardhjen për mungesën e përparimit të rëndësishëm, mbreti e inkurajoi kryeministrin të këmbëngulë për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Takimi në pallat u zhvillua në të njëjtën ditë me grevën kombëtare kundër shkurtimeve të planifikuara, e cila shkaktoi ndërprerjen e të gjitha fluturimeve dhe probleme në transportin publik, shkolla dhe shërbime të tjera publike.

50 mijë protestues në rrugët e Brukselit

Në kryeqytetin belg, rreth 50 mijë persona morën pjesë në marshimin protestues, sipas policisë. Demonstruesit marshuan në rrugët e Brukselit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamujt e sindikatave.

Në pankartat e tyre ishin shkruar mesazhe si “Të pasurit fitojnë më shumë, punëtorët paguajnë më shumë!” dhe “BDW – Mjaft!”, duke iu referuar kryeministrit me inicialet e emrit të tij.

Protesta u organizua nga tri sindikatat kryesore të vendit, të cilat kundërshtojnë politikat ekonomike të qeverisë, veçanërisht shkurtimet në shërbimet publike, ndryshimet në sistemin e pensioneve dhe masat që prekin pagat e kushtet e punës.

Greva kombëtare paralizoi gjithashtu trafikun ajror.

Kompania “Skeyes”, përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror, njoftoi se nuk mund të garantonte shërbimet e rregullta në aeroportet belge, për shkak të largimit të punonjësve nga puna në kuadër të grevës.

Ndërprerje u raportuan edhe në transportin publik, shkolla dhe shërbime të tjera.

Mosmarrëveshje për shkurtimet prej 10 miliardë eurosh

Belgjika është përfshirë nga disa valë grevash dhe protestash kundër kostos së jetesës gjatë muajve të fundit.

Pjesa më e madhe e pakënaqësisë lidhet me planin e kryeministrit De Wever, për të kursyer rreth 10 miliardë euro gjatë viteve të ardhshme, me synimin për të ulur deficitin e lartë buxhetor të vendit.

Plani ka shkaktuar përplasje edhe brenda koalicionit qeverisës, i cili prej disa javësh është përfshirë në negociata për buxhetin e ri.

Për të ulur deficitin, që tejkalon 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), qeveria po shqyrton shkurtime të shpenzimeve, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, si dhe rritjen e taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Megjithatë, mosmarrëveshjet mes partive të koalicionit vazhdojnë. Partia e vetme e majtë në qeveri dhe sindikatat kërkojnë që një pjesë e barrës financiare, të përballohet përmes rritjes së taksave për personat me të ardhura të larta, në mënyrë që shkurtimet të mos rëndojnë kryesisht, mbi punonjësit dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Sipas kuadrit aktual fiskal të Bashkimit Evropian, vendet anëtare duhet ta mbajnë deficitin buxhetor nën 3% të PBB-së dhe borxhin publik nën 60% të PBB-së.

Kryeministri De Wever pritet të raportojë sërish te mbreti, javën e ardhshme mbi ecurinë e negociatave dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen
Next Article Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?