By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë
Bota

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 23 nëntor, Argument – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në NATO, duke argumentuar se kjo do të ishte një zgjidhje më e mirë për sigurinë e Evropës, sesa garancitë e sigurisë të ngjashme me nenin 5 të Traktatit të Aleancës.

Në një videomesazh drejtuar Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillon punimet në Berlin, Zelensky pyeti nëse anëtarësimi i drejtpërdrejtë i Ukrainës në Aleancë nuk do të ishte më efektiv, më pak i kushtueshëm dhe më i besueshëm për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët.

Negociatorët amerikanë kanë propozuar garanci sigurie të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një vendi anëtar, konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës.

Këto garanci synojnë të mbrojnë Ukrainën nga sulme të tjera ruse pas përfundimit të luftës.

Zelensky nuk e hodhi poshtë drejtpërdrejt propozimin, por ngriti pikëpyetje për mënyrën se si do të zbatoheshin këto garanci, cilat vende do ta mbronin Ukrainën në rast të një sulmi të ri, çfarë masash do të ndërmerrnin partnerët dhe sa trupa do të vendoseshin paraprakisht në territorin ukrainas.

Ai theksoi se Evropa do të ishte më e sigurt nëse Ukraina do të ishte pjesë e NATO-s.

Rusia kundërshton fuqimisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO, si dhe garancitë e sigurisë që parashikojnë vendosjen e trupave perëndimore në territorin ukrainas.

NATO ka rënë dakord në parim që Ukraina të bëhet anëtare e Aleancës, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kundërshtuar këtë mundësi vitet e fundit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul deklaroi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është e pakthyeshme, duke përdorur një gjuhë të kujdesshme diplomatike gjatë diskutimeve të së hënës.

Zelensky ka bërë të ditur së fundmi, se SHBA-ja ka paraqitur një propozim sipas të cilit Ukraina mund të anëtarësohet në NATO, nëse heq dorë nga Donbasi lindor që ende kontrollon.

Kievi ka refuzuar deri tani çdo tërheqje nga territoret që nuk janë pushtuar nga Rusia.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rreth 50 mijë protestues kundër masave shtrënguese, kriza buxhetore vë në vështirësi qeverinë
Next Article Debati për Brexit-in, Blair: Largimi nga BE-ja ishte gabim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?