By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Nga Qafë Thana në Manastir, 22 Nëntori shënohet me marrëveshje të reja dhe bashkëpunim ndërshqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Nga Qafë Thana në Manastir, 22 Nëntori shënohet me marrëveshje të reja dhe bashkëpunim ndërshqiptar
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Nga Qafë Thana në Manastir, 22 Nëntori shënohet me marrëveshje të reja dhe bashkëpunim ndërshqiptar

admin
Last updated: 28/11/2026 14:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, këtë vit u shënua me aktivitete dhe zhvillime të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Përfaqësuesit e VLEN-it, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në përurimin e pikës së përbashkët kufitare „One Stop Shop“ në Qafë Thanë, ndërsa aktivitetet vazhduan në Manastir, aty ku u mbajtën edhe manifestimet për Ditën e Alfabetit.

Sipas komunikatës së VLEN-it, me funksionalizimin e sistemit „One Stop Shop“, kontrollet kufitare mes dy vendeve do të kryhen në një pikë të vetme, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke shkurtuar pritjet në kufi. Marrëveshja parasheh zbatimin e këtij modeli edhe në pikat kufitare Bllatë, Goricë, Tushemisht dhe Xhepisht-Trebisht.

Nga VLEN-i theksojnë se ky bashkëpunim vjen pas zbatimit të modelit të njëjtë me Kosovën dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit dhe forcimit të lidhjeve mes vendeve.

Gjatë qëndrimit në Manastir, udhëheqësia e VLEN-it zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të ardhmen.

Përfaqësuesit e VLEN-it vizituan edhe Shtëpinë e Alfabetit dhe morën pjesë në manifestimin kushtuar 22 Nëntorit, ku u nderua trashëgimia e Kongresit të Manastirit.

Aktivitetet u përmbyllën me koncertin „Mora udhë kah Manastiri“, ku performuan tri ansamble shtetërore nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fund të komunikatës, VLEN thekson se trashëgimia e Kongresit të Manastirit duhet të vazhdojë të jetë simbol i bashkimit shqiptar, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet vendeve duhet të përkthehet në lehtësira konkrete për qytetarët, më pak pritje në kufi dhe më shumë mundësi zhvillimi.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027
Next Article Rryma mund të shtrenjtohet nga 1 janari – Paralajmërohet rritje e çmimit deri në 3%

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?