By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në vizitë zyrtare në Kroaci
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në vizitë zyrtare në Kroaci
Maqedoni

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në vizitë zyrtare në Kroaci

admin
Last updated: 28/11/2026 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, më 24 nëntor 2026 do të qëndrojë në një vizitë zyrtare kthimi në Republikën e Kroacisë.

Në përbërje të delegacionit do të jenë kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Blagica Lasovska, si dhe anëtarët e grupit, Dimitar Kovaçevski, Kaltrina Beqiri dhe Sali Murati.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, kryetari Gashi do të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të Republikës së Kroacisë. Vizita zyrtare paraqet një mundësi për shkëmbim mendimesh mbi çështje me interes të përbashkët, avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar. Njëkohësisht, ajo është konfirmim i përcaktimit të përbashkët për ruajtjen e një dialogu të hapur dhe konstruktiv, si dhe për kultivimin e marrëdhënieve tradicionalisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, të bazuara në partneritet, besim të ndërsjellë dhe fqinjësi të mirë, të cilat paraqesin një shembull pozitiv të bashkëpunimit konstruktiv në rajon.

Pjesë e rëndësishme e agjendës bilaterale do të jetë edhe perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Republika e Kroacisë është një mbështetëse e rëndësishme dhe e vazhdueshme e rrugës evropiane të vendit tonë, mbështetje që vlerësohet lart si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët dhe që paraqet një nxitje të rëndësishme në përpjekjet për realizimin e qëllimeve të përbashkëta evropiane.

Me këtë vizitë zyrtare kthimi konfirmohet rëndësia e partneritetit të ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimi i tyre i përbashkët ndaj vlerave evropiane, stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, thuhet në njoftimin e shërbimeve të Kuvendit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DОМ: Ligji për tatim trefish dhe pesëfish të banesave të zbrazëta tashmë ekziston, por Qeveria dhe komunat refuzojnë ta zbatojnë
Next Article Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?