By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peleshi pret homologun moldav, diskutime për integrimin europian dhe forcimin e bashkëpunimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Peleshi pret homologun moldav, diskutime për integrimin europian dhe forcimin e bashkëpunimit
Shqipëri

Peleshi pret homologun moldav, diskutime për integrimin europian dhe forcimin e bashkëpunimit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kuvend kryetarin e Parlamentit të Republikës së Moldavisë, Igor Grosu, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

Gjatë takimit, të dy homologët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Moldavisë dhe shprehën vullnetin për t’i thelluar më tej ato, veçanërisht përmes forcimit të bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimit të përvojave institucionale.

Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte perspektiva europiane e të dy vendeve. Kryetari Peleshi rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për procesin e integrimit të Moldavisë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar përparimin e arritur në negociatat e anëtarësimit, ku deri tani janë hapur katër nga gjashtë grupkapitujt negociues.

Në këtë kuadër, Peleshi ndau përvojën e Shqipërisë në procesin e negociatave, veçanërisht në përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian, reformën në drejtësi, në administratën publike, reformën territoriale dhe forcimin e institucioneve. Ai vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të ekspertizës mes dy parlamenteve për të mbështetur reformat dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara për anëtarësim.

Në fokus të bisedës ishte edhe situata e sigurisë në rajon, mbrojtja e institucioneve demokratike dhe përballimi i kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Të dy palët nënvizuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit në forumet parlamentare ndërkombëtare, si dhe të angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe stabilitetit rajonal.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, me fokus në turizëm, bujqësi, teknologji, inovacion dhe investime. U vlerësua potenciali për të nxitur lidhjet mes komuniteteve të biznesit, si dhe shkëmbimet në fushën e arsimit, kulturës dhe kontakteve mes qytetarëve të të dy vendeve.

Shqipëria dhe Moldavia ndajnë të njëjtin objektiv strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim, bashkëpunimi parlamentar dhe shkëmbimi i përvojave mbeten të rëndësishme për të mbështetur reformat dhe përparimin e të dy vendeve në këtë proces.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga diploma te biznesi, Durmishi prezanton mundësitë për të rinjtë
Next Article Albesa Raman: Mbishkrimi në Parkun “Oaza” në Butel nuk e zgjidh problemin, BDI la zgjidhje gjysmake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?