By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi Jinping i dërgon mesazh urimi ceremonisë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi Jinping i dërgon mesazh urimi ceremonisë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez
BotaKina

Xi Jinping i dërgon mesazh urimi ceremonisë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez

admin
Last updated: 28/11/2026 14:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 24 nëntor, Argument – Më 23 nëntor, Kombet e Bashkuara zhvilluan ceremoninë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i dërgoi një mesazh urimi kësaj ceremonie.

Xi Jinping theksoi se çështja palestineze qëndron në thelb të çështjes së Lindjes së Mesme. Tensionet aktuale në rajon nuk duhet të largojnë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga çështja palestineze.

Ai u shpreh se çelësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje është ruajtja e drejtimit të duhur të zgjidhjes me dy shtete dhe rifillimi i negociatave të paqes mes Palestinës dhe Izraelit. Administrimi i Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe rindërtimi i Gazës pas luftës duhet të zhvillohen në përputhje me parimin “Palestina të qeveriset nga palestinezët”. Gjithashtu, duhet të kundërshtohet çdo veprim që synon pushtimin e tokave palestineze dhe cenimin e të drejtave të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shndërrojë në veprime konkrete konsensusin dhe angazhimet për mbështetjen e popullit palestinez, duke nxitur arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza dhe duke garantuar sigurinë e civilëve.

Xi Jinping theksoi se Kina ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri kauzën e drejtë të popullit palestinez për rikthimin e të drejtave të tij legjitime kombëtare. Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare që duan paqen dhe mbrojnë drejtësinë, për të nxitur në mënyrë praktike, mbi bazën e sundimit të ligjit ndërkombëtar, një zgjidhje të plotë, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze sa më shpejt të jetë e mundur.

Kina synon gjithashtu të kontribuojë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Mesme, si dhe në paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe begatinë e botës.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: LSDM-ja dorëzoi interpelancë për Trajko Sllaveskin për rastin e Alta Bankës
Next Article Begaj pret kryetarin e Parlamentit të Moldavisë: Zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, turizëm e energji

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?