By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: LSDM-ja dorëzoi interpelancë për Trajko Sllaveskin për rastin e Alta Bankës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: LSDM-ja dorëzoi interpelancë për Trajko Sllaveskin për rastin e Alta Bankës
Maqedoni

Filipçe: LSDM-ja dorëzoi interpelancë për Trajko Sllaveskin për rastin e Alta Bankës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se LSDM-ja ka dorëzuar interpelancë në Kuvend për guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, për shkak të, siç tha ai, skandalit me Alta Bankën dhe dyshimeve serioze e pyetjeve të hapura lidhur me mënyrën se si kjo bankë ka hyrë në tregun financiar të Maqedonisë.

Filipçe theksoi se, pas kallëzimeve penale të dorëzuara, është e domosdoshme të përcaktohet edhe përgjegjësia politike për veprimet e guvernatorit, i cili, sipas tij, ende nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet kyçe lidhur me këtë skandal.

“LSDM-ja po dorëzon interpelancë për guvernatorin Trajko Sllaveski në Kuvend. Pas kallëzimeve penale tashmë të paraqitura, në këtë kontekst e ftoj Prokurorinë që ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje, konsiderojmë se duhet të ketë edhe përgjegjësi politike për punën e guvernatorit Trajko Sllaveski mbi disa baza. Nuk pati përgjigje adekuate dhe as logjike në seancën mbikëqyrëse, ndërsa ende mungojnë përgjigjet e tij edhe për pyetjet që po i parashtrojmë në opinion në këtë mënyrë”, tha Filipçe.

Filipçe tha se Sllaveski duhet të përgjigjet se si e ka lejuar hyrjen e Alta Bankës në tregun financiar maqedonas, si është verifikuar kredibiliteti i pronarit Davor Macura, i cili dyshohet për kriminalitet në Serbi, si dhe nëse janë kontrolluar rrjedhat e parave.

“Si e lejoi hyrjen e Alta Bankës në tregun tonë financiar? Si e lejoi hyrjen e një banke për të cilën prej një viti paralajmërojmë se është bankë kriminale, bankë në të cilën pastrohen para të regjimit kriminal të Vuçiqit që ra, bankë për të cilën të gjitha mediat serbe tregonin se është lavatriçja ballkanike e parave. Në çfarë mënyre e verifikuan kredibilitetin e pronarit Davor Macura, i cili tani dyshohet për kriminalitet në Serbi? Në çfarë mënyre dhe a e verifikuan origjinën e parave për të cilat tani në Serbi po hetohet se madje nuk kanë ekzistuar fizikisht, por kanë qenë kinse para të rreme në kasaforta, ndërsa ato të vërtetat janë nxjerrë jashtë, dhe se në atë skemë kriminale, përveç bankës serbe, është i përfshirë edhe zinxhiri i këmbimoreve që menaxhohet nga Davor Macura, e vetmja bankë e krijuar dhe e konsoliduar nga këmbimoret. Një praktikë e tillë nuk ekziston në botë, përveç në vendet e Amerikës së Jugut ku kontrabandohet drogë, por kjo nuk është çudi, sepse kjo bankë dyshohet se ka kontrabanduar drogë dhe ka pastruar para”, deklaroi Filipçe.

Ai hapi edhe çështjen e rolit të kryeministrit Hristijan Mickoski në të gjithë rastin, pasi, sipas Filipçes, vetë guvernatori ka pranuar se është konsultuar me të para hyrjes së bankës në tregun maqedonas.

“Trajko Sllaveski do të duhet të përgjigjet edhe për atë se çfarë bisedon me kryeministrin Hristijan Mickoski. Si është konsultuar me të dhe cilat janë kompetencat zyrtare të Hristijan Mickoskit në pjesën e hyrjes së një banke, veçanërisht të një banke të tillë kriminale, në vendin tonë? Çfarë i ka thënë kur kanë biseduar? Vetë Trajko Sllaveski tha se është dëgjuar dhe është konsultuar me kryeministrin kur Alta Banka duhej të hynte në tregun tonë financiar”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së deklaroi se me një veprim të tillë rrezikohen paratë e qytetarëve, kompanive dhe institucioneve shtetërore, ndërsa dëmtohet seriozisht edhe integriteti i Bankës Popullore si institucion i pavarur.

“E gjithë kjo prek para së gjithash integritetin e Bankës Popullore. Trajko Sllaveski nuk mund të luajë me këtë institucion serioz, duke sjellë një bankë të tillë kriminale tek ne, të rrezikohet stabiliteti i sektorit financiar dhe i financave, si dhe paratë e qytetarëve, të cilët tani nuk mund të kenë qasje në ato mjete”, tha Filipçe.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE: LSDM ikën nga përgjegjësia sepse së bashku me BDI-në ia hapën derën Alta Bankës
Next Article Xi Jinping i dërgon mesazh urimi ceremonisë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?