By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027
Shqipëri

Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Shqipëria dhe Italia kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) dhe ngritjen e një modeli të integruar të kujdesit onkologjik.

Gjatë vizitës në Milano, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Policlinico di Milano, ndërsa dakordësoi me drejtuesit e Institutit Kombëtar të Tumoreve planin për nisjen e funksionimit të Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri, në janar 2027.

Memorandumi me institucionin italian parashikon transferimin e ekspertizës, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve klinike, kërkimin shkencor dhe zbatimin e praktikave bashkëkohore në organizimin e menaxhimin spitalor.

“Investimi te profesionistët tanë, transferimi i ekspertizës, zhvillimi i kapaciteteve teknologjike, kërkimi shkencor dhe adoptimi i standardeve bashkëkohore janë pjesë e një vizioni që synon të transformojë Qendrën Spitalore Universitare në një qendër universitare moderne, me kapacitete më të avancuara dhe shërbime më cilësore për pacientët”, u shpreh Spahiu.

Një nga komponentët kryesorë të marrëveshjes është një program pilot 12-mujor, ku si fusha prioritare janë përcaktuar Mjekësia Nukleare dhe Radiologjia, me fokus në PET/CT, imazherinë diagnostike, radiologjinë intervenuese dhe standardizimin e protokolleve klinike.

Bashkëpunimi përfshin gjithashtu trajnime dhe mentorim të specializuar për profesionistët shëndetësorë, konsulta multidisiplinare për rastet komplekse, forcimin e sigurisë së pacientit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore. Në përfundim të programit pilot do të vlerësohen rezultatet, për të përcaktuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të tjera.

Gjatë takimit me drejtuesit e Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, ministrja Spahiu diskutoi për organizimin dhe funksionimin e Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri, i cili synon të integrojë diagnostikimin, trajtimin, kërkimin shkencor dhe koordinimin e kujdesit onkologjik në nivel kombëtar.

“Ne synojmë një sistem ku pacienti të mos përballet me shërbime të fragmentuara, por të ketë një rrugëtim të koordinuar, me cilësi, siguri dhe standarde bashkëkohore. Çdo bashkëpunim ndërkombëtar, investim dhe reformë në shëndetësi duhet të përkthehet në shërbime më të mira dhe më shumë kujdes për qytetarët”, theksoi ministrja.

Transferimi i ekspertizës italiane dhe zhvillimi i kapaciteteve brenda sistemit shëndetësor shqiptar synojnë të përmirësojnë diagnostikimin, të zgjerojnë mundësitë e trajtimit dhe të garantojnë një kujdes më të sigurt e të koordinuar për pacientët.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?
Next Article Danimarka dhe Ruanda drejt marrëveshjes për qendrën e deportimit të emigrantëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?