By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë
Maqedoni

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni, lavanderisë së parave të Vuçiqit, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale, edhe politike. LSDM-ja ka dorëzuar interpelancë për punën e guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

„Kërkojmë që Kuvendi, si organi që e zgjedh atë, të përcaktojë përgjegjësi politike për procedurën përmes së cilës Alta Bankës Beograd iu dha pëlqimi për fitimin e pjesëmarrjes së kualifikuar në atë kohë në Stopanska Banka – Manastir“, thonë nga LSDM-ja.

„E dimë se kush ia hapi derën Alta Bankës në Maqedoni, ata janë Mickoski dhe Trajko Sllaveski. Kemi pranim publik nga Sllaveski se është konsultuar me Mickoskin.

Çfarë kanë biseduar Mickoski dhe Sllaveski për Alta Bankën? Për Davor Macurën? Me çfarë kompetence Mickoski ka dhënë udhëzime, ndërsa Sllaveski i ka dëgjuar ato?

LSDM-ja ka paraqitur edhe kallëzime penale për skandalin me Alta Bankën. Tashmë prej 10 ditësh i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të përfshihet, të hapë hetim dhe të ketë edhe përgjegjësi penale.

Nuk mund të ketë hetim në Serbi, falimentim, pronar të arrestuar dhe të hetohen 380 milionë euro, ndërsa te ne të mos ketë asgjë.

Mosveprimi nënkupton bashkëpjesëmarrje, sepse krijohet hapësirë për të shkatërruar prova, llogari dhe transaksione.

Hetimi duhet të zgjerohet edhe te kompania e sigurimeve. Me çfarë parash është blerë kompania e sigurimeve nga Davor Macura, nga cila llogari janë paguar ato dhe kush e ka verifikuar prejardhjen e tyre?

Është koha për të vërtetën, është koha për drejtësi, është koha për përgjegjësi për Alta Bankën“, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE: Buxhet zhvillimor për vitin 2027, me fokus në investimet kapitale, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike
Next Article Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga një kosh mbeturinash

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?