By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Levica: kërkojmë që ndryshimet ligjore për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave të vendosen urgjentisht në rend dite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Levica: kërkojmë që ndryshimet ligjore për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave të vendosen urgjentisht në rend dite
Maqedoni

Levica: kërkojmë që ndryshimet ligjore për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave të vendosen urgjentisht në rend dite

admin
Last updated: 28/11/2026 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Levica përmes një kumtese kërkon që Kuvendi urgjentisht t’i shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në në pushtet se prej pothuajse tre muajsh po e shtyn shqyrtimin e tyre.

Në kumtesën e partisë kritikohet edhe tubimi i paralajmëruar i funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, ku do të flitet për përgjegjësinë institucionale dhe luftën kundër dhunës. Nga Levica thonë se bëhet fjalë për hipokrizi, pasi, sipas tyre, e njëjta parti para pesë ditësh ka refuzuar propozimin e tyre për mjete shtesë për mbrojtjen e viktimave.

Nga partia rikujtojnë se ndryshimet ligjore janë dorëzuar në Kuvend më 26 gusht, sipas procedurës së shkurtuar. Me to parashihet largimi i menjëhershëm i dhunuesit nga shtëpia, ndalimi i afrimit dhe kontaktimit me viktimën, afate më të shkurtra për veprimin institucional, vlerësim më i mirë i rrezikut dhe mbrojtje e përforcuar për fëmijët viktima të dhunës.

Levica u bëri thirrje deputetëve të mbështesin edhe gjashtë amendamente me të cilat propozohen 456 milionë denarë shtesë për forcimin kadrovik të qendrave për punë sociale, hapjen e këshillimoreve të specializuara dhe qendrave të reja strehimore, vendosjen e një sistemi elektronik për evidencën e rasteve, mbrojtje shëndetësore falas për viktimat dhe zgjerimin e rrjetit të qendrave për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

Nga partia kërkojnë gjithashtu finalizimin e paketës së ndryshimeve në tetë ligje, për të cilën një grup pune ishte formuar në prill, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë për dështimet institucionale.

“Solidariteti politik me viktimat matet me veprimet në institucione dhe me votat në Kuvend, e jo me numrin e shiritave portokalli në tubimet partiake”, porosisin nga Levica.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori
Next Article Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?