By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga sulmet te lëvdatat! Trump i hap derën senatorit demokrat të Michiganit për diskutimin e planit “Trumpcare” në SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Nga sulmet te lëvdatat! Trump i hap derën senatorit demokrat të Michiganit për diskutimin e planit “Trumpcare” në SHBA
Bota

Nga sulmet te lëvdatat! Trump i hap derën senatorit demokrat të Michiganit për diskutimin e planit “Trumpcare” në SHBA

admin
Last updated: 28/11/2026 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 25 nëntor, Argument – Presidenti Donald Trump ka bërë të ditur, në një intervistë për gazetën “New York Post”, synimin e tij për t’u takuar me senatorin e sapozgjedhur demokrat nga Michigan-i, Abdul El-Sayed, për të diskutuar zbatimin e një sistemi të kujdesit shëndetësor universal në Shtetet e Bashkuara, me emrin “Trumpcare”.

Presidenti amerikan e cilësoi si “shumë të zgjuar” idenë e senatorit demokrat për t’i vendosur emrin Trump planit për kujdes shëndetësor universal, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje.

“Është njeri i zgjuar. Ka bërë punë të mirë. Në fakt, ka bërë një punë shumë të mirë”, deklaroi Trump duke qeshur, gjatë intervistës 45-minutëshe që dha të martën në Zyrën Ovale.

“E di që do të takohem me të. Ndoshta mund të gjejmë një zgjidhje të ndërmjetme për të cilën mund të biem dakord”, shtoi ai, pa përcaktuar datën e takimit.

Trump shprehu gjithashtu bindjen se mund të arrijë marrëveshje ligjore me demokratët, të cilët nga janari do të kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

“Do t’i vë veto çdo gjëje dhe më pas, në një moment të caktuar, besoj se ata do të dëshirojnë të negociojnë. Edhe unë do ta bëj këtë. Mund të merremi me kujdesin shëndetësor. Mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha së bashku”, deklaroi ai.

El-Sayed ka shprehur tashmë gatishmërinë për t’u takuar me presidentin amerikan, me qëllim diskutimin e mundësive për bashkëpunim.

“Donald, nëse po dëgjon, ka shumë gjëra për të cilat mund të bashkëpunojmë. Do të isha i lumtur të takoheshim. Le të shohim se në çfarë mund të bashkëpunojmë dhe çfarë mund të arrijmë”, kishte deklaruar ai më herët gjatë nëntorit për rrjetin publik amerikan të radios NPR.

Senatori prezantoi idenë e një karte të artë sigurimi shëndetësor, në të cilën emri “Trumpcare” do të ishte i stampuar dhe që do t’u garantonte qytetarëve amerikanë mbulim universal shëndetësor.

Duke publikuar në rrjetet sociale një model ilustrues të kartës, ai iu drejtua presidentit amerikan me këto fjalë: “Donald, kjo është propozimi që kemi në tryezë. Kujdes shëndetësor i garantuar për çdo amerikan, nga lindja deri në vdekje”.

El-Sayed ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka që nevojitet për miratimin e planit, pavarësisht se çfarë emri do të marrë ai.

“Vendoseni emrin e tij mbi të. Me shumë gjasë do ta miratojë. Nuk kam asnjë problem ta bëj këtë. Nuk më intereson si do të quhet”, tha ai për NPR.

Deklaratat e dy politikanëve shënojnë një ndryshim në retorikën e tyre pas zgjedhjeve afatmesme në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kishte cilësuar El-Sayedin si “një xhihadist të çmendur që dëshiron t’ju shkatërrojë”, ndërsa kandidati demokrat e kishte akuzuar presidentin amerikan për përdorim të retorikës së urrejtjes.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
Next Article Gashi takon Plenkoviqin në Zagreb: Kroacia mbështet fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?