By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin Sela, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë dhe duke i dhënë kështu zyrtarisht të drejtën Arben Taravarit mbi Aleancën për Shqiptarët (ASH).

Me këtë vendim të shkallës së dytë, përfundon beteja disavjeçare gjyqësore për legjitimitetin, kryetarin dhe vulat e partisë, ku Taravari mbetet kryetar i njohur ligjërisht në Regjistrin gjyqësor të partive politike.

Vendimi i Apelit vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Tetovës të marrë në mars të vitit 2026. Pas seancës dëgjimore të mbajtur më 3 mars 2026, Gjykata e Tetovës kishte bashkuar në një procedurë të vetme kërkesat e kundërta të të dyja palëve dhe kishte vendosur në favor të krahut të udhëhequr nga Arben Taravari, duke refuzuar si të pabazuara kërkesat e Ziadin Selës.

Sipas vendimit të konfirmuar nga gjykata, pranohet kërkesa e paraqitur nga Arben Taravari më 7 mars 2024 për ndryshime në statutin e partisë. Me këtë akt, shfuqizohet statuti i miratuar në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të 24 dhjetorit 2022 dhe rikthehet në fuqi statuti i miratuar në Kongresin e 2-të të datës 27 mars 2022, në përputhje me vendimin e Kongresit të 4-t të jashtëzakonshëm të mbajtur më 16 shkurt 2024 në Shkup. Nga ana tjetër, u refuzua kërkesa e Selës për t’u regjistruar si kryetar i ri dhe për të miratuar ndryshime të tjera statutare.


Pas vendimit të shkallës së parë në mars, krahu i Ziadin Selës kishte paralajmëruar ankesën në Apel, duke e cilësuar procesin gjyqësor të ndikuar. Nga ASH-ja e Selës patën deklaruar se kishin zhvilluar një betejë të bindur në të drejtën e tyre statutare dhe ligjore, por duke akuzuar sistemin gjyqësor dhe Taravarin.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën! GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm
Next Article Mexhiti: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale i bëjmë 100% shqip

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?