By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet edhe vëllai i Davor Macurës, pronari i Alta Bankës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Arrestohet edhe vëllai i Davor Macurës, pronari i Alta Bankës
Bota

Arrestohet edhe vëllai i Davor Macurës, pronari i Alta Bankës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 25 nëntor, Argument – Dubravko Macura, vëllai i pronarit të “Alta Banka” (e cila është në falimentim) – Davor Macura, si dhe Tatjana Bundalo, drejtoreshë e kompanisë “Alta Pay Group”, janë arrestuar. Të dyve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, raportojnë mediat serbe.

Ata u ndaluan si pjesë e hetimit kundër Davor Macurës, i cili dyshohet se ka tërhequr në mënyrë të paligjshme rreth 390 milionë euro nga kasaforta e Alta Banka.

I arrestuari Dubravko Macura do të merret në pyetje sonte, ose nesër në mëngjes në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar, pas së cilës prokuroria do të vendosë nëse do të kërkojë paraburgim. Marrja në pyetje e Tatjana Bundalos ende nuk është caktuar, dhe prokuroria po mbledh dokumentacion që lidhet me përfshirjen e saj të mundshme në këtë rast.

Të dy dyshohen për përfshirje në nxjerrjen e parave kesh nga kasaforta e Bankës Alta. Për shkak të kësaj, pronari i “Alta Banka”, Davor Macura, u arrestua më parë dhe ende është në paraburgim. Arrestimi u bë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi dhe tre ditë pasi Banka Kombëtare e Serbisë ia revokoi licencën e funksionimit “Alta Banka”.

Macura dyshohet se ka marrë më shumë se 45 miliardë dinarë, ose rreth 390 milionë euro, nga kasaforta e Bankës Alta. Bashkëpunëtorët e tij, drejtori i sektorit të thesarit dhe menaxhimit të parave të gatshme, si dhe bashkëpunëtori për operacionet e thesarit, akuzohen se e kanë ndihmuar në këtë drejtim.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Europol dhe Interpol godasin mashtrimin me ushqimet, sekuestrohen produkte me vlerë 79 milionë €
Next Article Pas Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?