By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndalimi i kryeredaktorit të “Informer”, mbështetësit e SNS-së protestë para komisariatit në Beograd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ndalimi i kryeredaktorit të “Informer”, mbështetësit e SNS-së protestë para komisariatit në Beograd
Bota

Ndalimi i kryeredaktorit të “Informer”, mbështetësit e SNS-së protestë para komisariatit në Beograd

admin
Last updated: 28/11/2026 14:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 25 nëntor, Argument – Një tjetër tubim në mbështetje të kryeredaktorit dhe pronarit të televizionit serb “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, u mbajt mbrëmjen e kësaj të mërkure para komisariatit të policisë në Vozdovac, në Beograd, pas ndalimit të tij nga autoritetet.

Sipas raportimit të N1 Serbia, në tubim u mblodhën sërish anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Progresive Serbe (SNS), mes tyre edhe ish-sekretarja e shtetit në Ministrinë e Brendshme, Dijana Hrkaloviç, si dhe mbështetës të tjerë të kësaj force politike, përfshirë Vuksa Dragoviç.

Gazetarja e N1 raportoi se pranë komisariatit ndodheshin edhe automjete zjarrfikëse që po përpiqeshin të dilnin nga stacioni, por personat e mbledhur nuk lëviznin për t’u hapur rrugë.

Ndërkohë, Dragan J. Vuçiçeviçit, kryeredaktorit të televizionit “Informer”, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të nxitjes së panikut dhe trazirave në vazhdimësi.

Sipas N1, marrja e tij në pyetje është caktuar për të enjten, në orën 10:00, përpara prokurorit publik të Prokurorisë së Dytë Themelore në Beograd.

Akuzat e publikuara nga “Informer”

Gjatë pasdites, televizioni “Informer” publikoi vendimin për ndalimin e Vuçiçeviçit, ku renditeshin edhe veprimet për të cilat ai dyshohet.

Në dokument pretendohet se ai, në cilësinë e kryeredaktorit të televizionit, ka krijuar drejtpërdrejt në transmetim një klimë linçimi publik dhe ka etiketuar 97 persona si armiq të shtetit.

Sipas përmbajtjes së vendimit, Vuçiçeviç dyshohet gjithashtu se ka nxitur përplasje fizike ndaj këtyre personave, duke iu drejtuar policisë me thirrje si: “Polici, rrihini, thyeju brinjët”.

Në dokument thuhet gjithashtu se ai i ka cilësuar qytetarët që ushtronin të drejtën kushtetuese për tubim paqësor me termat “fundërrina”, “hiena” dhe “shkaba”.

Një tjetër pretendim i përfshirë në dokument lidhet me deklaratat e tij për tragjedinë e shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, për të cilën, sipas autoriteteve, ai ka mohuar ngjarjen dhe ka cenuar dinjitetin e viktimave, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur
Next Article Kosta dërgon mesazh për Ballkanin Perëndimor: Anëtarësimi në BE është i arritshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?