By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen: 338 milionë euro shtesë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Von der Leyen: 338 milionë euro shtesë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut
MaqedoniTOP LAJM

Von der Leyen: 338 milionë euro shtesë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 28/11/2026 14:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 25 nëntor, Argument – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në samitin BE–Ballkani Perëndimor, ka paralajmëruar ndarjen e 338 milionë eurove shtesë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut gjatë javëve në vijim, në kuadër të Planit të Rritjes.

Von der Leyen theksoi se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Evropën, duke vlerësuar përparimin e vendeve të rajonit në procesin e integrimit evropian.

“Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit të negociatave të anëtarësimit. Shqipëria vijon të ecë drejt këtij objektivi me një ritëm mbresëlënës”, deklaroi Von der Leyen.

Sipas saj, zbatimi i reformave në kuadër të Planit të Rritjes është përshpejtuar, ndërsa përqindja e hapave të përmbushur nga vendet e rajonit është rritur nga 38 në 63 për qind brenda një viti.

Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi edhe përfitimet konkrete të integrimit gradual, duke përmendur përfshirjen e katër partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që mundëson transferta më të shpejta dhe me kosto më të ulët.

Ajo bëri të ditur se kanë nisur negociatat me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për përfshirjen në sistemin evropian të roaming-ut pa tarifa shtesë.

Në fillim të vitit të ardhshëm, BE-ja pritet të nisë dialogun për integrimin gradual me secilin partner të Ballkanit Perëndimor, me synim zgjerimin e qasjes në tregun e përbashkët evropian.

Von der Leyen theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, rritjes së tregtisë, njohjes së kualifikimeve profesionale dhe lehtësimit të qarkullimit të mallrave përmes korridoreve të gjelbra.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kaos në trafikun e Los Angelesit, autostrada bllokohet nga fluksi i udhëtarëve për Ditën e Falënderimeve
Next Article Maqedonia pret 75 milionë euro shtesë nga BE-ja dhe roaming me tarifa vendore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?