By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës?”, Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës?”, Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve
Shqipëri

“Kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës?”, Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së saj, Zhupa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në reagimin ndaj gjuhës së përdorur nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Zhupa deklaroi se kryetari i Kuvendit i kishte tërhequr vëmendjen Sali Berishës për fjalorin, ndërsa sipas saj, nuk kishte reaguar ndaj fyerjeve dhe sharjeve të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj kryetarit të PD-së.

Më tej, deputetja demokrate iu përgjigj edhe deklaratave të Ballës për eurodeputetët, duke ngritur shqetësimin për rastet e dhunës ndaj protestuesve dhe mungesën e ndëshkimit të punonjësve të policisë.

“Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe sharjet që kreu i grupit parlamentar të PS-së i bëri kryetarit të PD-së. Ju ka kapluar turpi. Meqë zotit Balla i intereson ndonjëherë të përmendë eurodeputetët, po ia përmend dhe unë. Si ka mundësi sot që nuk keni një polic të vetëm të dënuar, të arrestuar? Si ka mundësi që nuk gjendet se kush ia nxori syrin Erionit, apo kush e lidhi pas kangjellave Klevisin, apo kush ia çau kafkën Evës? Ju promovoni për sjellje heroike ministrin. Ju promovoni të keqen, ndaj shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, që të dalin në shesh dhe të kërkojnë lirinë e tyre. Më 28 Nëntor të gjithë në shesh, të gjithë kundër kësaj qeverie.”, tha ajo.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë
Next Article Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?