By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:44
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike të Lotarisë Shtetërore. Ekspertja financiare nuk konstatoi shkelje në procedurën e prokurimit, ndërsa dokumentet tregojnë se organizimi i lojërave elektronike të fatit ishte miratuar nga institucionet përkatëse.

Procesi gjyqësor në rastin e Lotarisë Shtetërore po zhvillohet mbi një procedurë që, sipas dokumenteve dhe dëshmive të paraqitura deri tani, ishte miratuar në disa nivele institucionale. Në qendër të çështjes është edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Por dëshmitë e paraqitura deri më tani nga vetë Prokuroria nuk kanë vërtetuar pretendimin se Grubi ka ndikuar në vendimmarrjen e Lotarisë apo se i ka dhënë udhëzime ish-drejtorit Përparim Bajrami.

Si nisi procedura?

Procesi për organizimin e lojërave elektronike të fatit nga vetë Lotaria nisi në dhjetor të vitit 2022. Institucioni përgatiti planin financiar, planin e investimeve dhe planin e prokurimit publik, ku parashikohej blerja e terminaleve elektronike, me buxhet të përcaktuar.

Këto dokumente kaluan nëpër procedurat qeveritare dhe më 1 shkurt 2023, Qeveria miratoi planin financiar të Lotarisë, ku ishte përfshirë edhe furnizimi me terminalet.

Më pas u kryen studime fizibiliteti, vlerësime financiare dhe analiza juridike. Më 31 maj 2023, Ministria e Financave dha pëlqimin për procedurën, ndërsa më 6 qershor Qeveria miratoi informacionin për organizimin e lojërave elektronike të fatit.

Vendimi u miratua njëzëri nga ministrat e pranishëm, pa vota kundër dhe pa vërejtje.

Çfarë treguan dëshmitarët?

Nga shtatë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria, disa nuk konfirmuan pretendimet për përfshirjen e Grubit.

-Vlado Petkovski, dëshmitar kyç i Prokurorisë, tha se nuk kishte dijeni për ndonjë bashkëpunim konkret mes Grubit dhe Përparim Bajramit. Ai konfirmoi gjithashtu se shteti kishte të drejtë të organizonte vetë lojërat elektronike të fatit.
- Nadije Hoxha mohoi ekzistencën e marrëdhënieve institucionale mes Grubit dhe Bajramit në kuadër të Lotarisë.
* Andrej Krstevski konfirmoi se ideja për terminalet ishte diskutuar dhe se planet përkatëse ishin miratuar, por tha se nuk kishte dijeni nëse Grubi kishte dhënë udhëzime për këtë proces.
- Dy dëshmitarë të tjerë, Hrista Najdanov dhe Aleksandar Andonov, nuk e përmendën fare Artan Grubin gjatë dëshmive të tyre.

Ekspertja nuk gjeti shkelje në prokurim

Një nga dëshmitë më të rëndësishme ishte ajo e ekspertes ekonomiko-financiare të Prokurorisë, Anita Popovska.

Gjatë dëshmisë, ajo konfirmoi se Ministria e Financave kishte dhënë pëlqimin për procedurën e furnizimit me 800 terminale elektronike. E pyetur nga mbrojtja, ekspertja deklaroi se nuk kishte konstatuar asnjë shkelje në procedurën e prokurimit publik.

Ajo gjithashtu konfirmoi se nuk kishte gjetur dokumente që tregonin se Qeveria ishte mbledhur në cilësinë e Kuvendit të Aksionarëve të Lotarisë për të marrë këtë vendim.

Megjithatë, në raportin e saj ekspertja nuk kishte përfshirë disa dokumente të rëndësishme, përfshirë pëlqimet paraprake të Ministrisë së Financave, vendimet për buxhetin e Lotarisë dhe kontratën me partnerin privat.

Terminalet janë ende pronë e Lotarisë

Edhe drejtori aktual i Lotarisë, Aleksandar Klimovski, konfirmoi se terminalet e blera janë në pronësi të institucionit, janë të regjistruara si pasuri e tij dhe ndodhen në magazina nën kontrollin e Lotarisë.

Ai nuk deklaroi se kishte konstatuar shkelje në procedurat e prokurimit.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje në akuzë

Një tjetër fakt i rëndësishëm është se Grubi dhe të akuzuarit e tjerë po gjykohen për organizimin e lojërave elektronike të fatit përmes terminaleve, por jo për platformën online MegaWin, përmes së cilës Lotaria vijon të organizon lojëra fati në internet, pikë e miratuar në të njejtën seancë, në njejtën mënyrë si pika e aktakuzës.

Ndërkohë, Qeveria aktuale ka konfirmuar se ligji i ri parashikon që deri më 1 janar 2027, Lotaria të organizojë vetë lojërat elektronike të fatit, pa partnerin privat Kazino Austria, duke vënë në përdorim video terminalet e kontestuara në këtë proces.

Pra, bëhet fjalë për një aktivitet që ligji i ri parashikon ta zhvillojë vetë shteti, ndërsa pikërisht për këtë procedurë po gjykohen Grubi dhe të tjerët.

Çfarë pritet më tej?

Më 11 dhjetor, mbrojtja pritet të marrë në pyetje drejtorin aktual të Lotarisë. Pas përfundimit të dëshmive të Prokurorisë, do të nisë paraqitja e provave të mbrojtjes.

Në këtë fazë pritet të dëshmojnë edhe ish-ministrat e Qeverisë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, zyrtarë të sektorëve juridikë dhe profesorë universitarë.

Deri në këtë fazë të gjykimit, dëshmitë e paraqitura nga Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin apo ndërhyrjen e Artan Grubit në procedurën e Lotarisë. Kjo përbën një element të rëndësishëm për mbrojtjen e tij, por pafajësia ose fajësia do të përcaktohet nga vendimi përfundimtar i gjykatës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës?”, Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve
Next Article Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret edhe 75 milionë euro dhe heqjen e roamingut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?