By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stuhitë pengojnë festimet e Ditës së Falënderimeve në të gjithë SHBA-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Stuhitë pengojnë festimet e Ditës së Falënderimeve në të gjithë SHBA-në
Bota

Stuhitë pengojnë festimet e Ditës së Falënderimeve në të gjithë SHBA-në

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Nju Jork, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Kushtet ekstreme atmosferike kanë penguar sot festimet e Ditës së Falënderimeve për miliona njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë dallgë të mëdha në brigjet detare, stuhi të fuqishme dhe reshje dëbore.

Rreth 280 mijë abonentë në të gjithë vendin mbetën pa energji elektrike në orët e para të mëngjesit, kryesisht për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, sipas faqes së internetit “PowerOutage.us”.

Shtetet më të prekura ishin Misuri, ku ranë reshje të dendura dëbore, si dhe shtetet lindore Virxhinia dhe Karolina e Veriut.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, paralajmërime për kushte të rrezikshme atmosferike ose njoftime për stuhi të forta ishin në fuqi për rreth 80 milionë banorë.

Dallgë të mëdha ishin krijuar një ditë më parë në brigjet perëndimore, pranë San Franciskos, duke përmbytur shumë zona.

Në Nju Jork, parada e famshme e Ditës së Falënderimeve e organizuar nga Macy’s u shty për herë të parë për shkak të paralajmërimeve për stuhi të forta, ndërsa në disa pjesë të shtetit të Nju Jorkut dhe në të gjithë Nju Xhersin u shpall gjendje e jashtëzakonshme si masë paraprake.

Dita e Falënderimeve, një nga festat më të rëndësishme në SHBA

Dita e Falënderimeve është një nga festat kombëtare më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Gjeli i detit i pjekur dhe salca me boronicë të kuqe, si dhe pureja e patateve të ëmbla e mbuluar me karamele të shkrirë, janë ndër gatimet që shërbehen tradicionalisht në këtë festë.

Miliona njerëz udhëtojnë për të takuar familjarët e tyre, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Shumë udhëtarë që përdorin transportin ajror u përballën me vonesa. Sipas të dhënave të faqes së monitorimit të fluturimeve “FlightAware” dhe televizionit CNN, rreth 450 fluturime janë anuluar në të gjithë vendin që nga e mërkura, ndërsa më shumë se 6 mijë të tjera kanë pësuar vonesa. Në shumë zona janë mbyllur gjithashtu rrugë.

Përmbyten zonat bregdetare 

Infrastruktura është dëmtuar, ndërsa dallgë disa metra të larta kanë kapërcyer barrierat mbrojtëse detare dhe kanë përmbytur shumë zona bregdetare.

Në qytetin bregdetar të Pacificës, pranë San Françiskos, një pjesë e një moli prej druri, i cili ishte mbyllur për shkak të gjendjes së amortizuar, u shemb dhe përfundoi në Oqeanin Paqësor.

Personave që kishin planifikuar të qëndronin përgjatë bregdetit iu kërkua të mbanin një distancë të sigurt nga zonat e përmbytura. Shumë plazhe u mbyllën, ndërsa shëtitorja buzë ujit në San Francisko, e frekuentuar nga turistët, u mbyll përkohësisht për shkak të përmbytjeve.

Nivelet jashtëzakonisht të larta të baticës e përkeqësuan më tej situatën. Kryetari i bashkisë së San Françiskos, Daniel Lurie, u ofroi banorëve thasë me rërë për t’u mbrojtur nga përmbytjet dhe u bëri thirrje të shmangnin udhëtimet e panevojshme.

Nju Xhersi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Paralajmërime për stuhi dhe reshje të dendura shiu ishin në fuqi edhe në bregun lindor.

Guvernatorja e Nju Xhersit, Mikie Sherrill, u bëri thirrje banorëve që, nëse ishte e mundur, të udhëtonin një ditë përpara Ditës së Falënderimeve, pasi stuhitë mund të ishin më të fuqishme gjatë festës. Ajo tha se priste mbyllje të shumta rrugësh dhe devijime të trafikut.

Sherrill shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Nju Xhersin për shkak të motit të stuhishëm, duke mundësuar mobilizimin më të shpejtë të ndihmës nëse do të ishte e nevojshme.

Edhe banorëve të kryeqytetit amerikan, Uashington, iu kërkua përmes një njoftimi të tregoheshin të kujdesshëm në disa zona të shëtitores buzë lumit Potomak.

Parada e Nju Jorkut shtyhet për të shtunën

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, paralajmëroi banorët për rrezikun e përmbytjeve në zonat bregdetare. Stuhia që po godiste qytetin pritej të arrinte kulmin nga pasditja deri në orët e vona të mbrëmjes së Ditës së Falënderimeve, shkroi ai në platformën X.

Ai paralajmëroi drejtuesit e automjeteve që të mos kalonin në rrugët e përmbytura. Erërat e forta mund të rrëzonin degë pemësh dhe linja elektrike.

Shumë njerëz kishin planifikuar të ndiqnin paradën vjetore të Macy’s për Ditën e Falënderimeve, ku marrin pjesë balona gjigante, por ajo u shty për të shtunën si masë paraprake.

Balonat, të cilat ishin fryrë me kujdes paraprakisht, u desh të shfryheshin sërish, për zhgënjimin e shumë spektatorëve, raportuan mediat lokale.

Sipas rregullores së paradës, balonat nuk mund të ngrihen në ajër nëse shpejtësia e erës tejkalon 55 kilometra në orë. Për sot parashikoheshin  erëra me intensitet të lartë me fuqi që arrijnë   nga 80 deri në 97 kilometra në orë, bënë të ditur shërbimit  emergjencave.

Figurat gjigante të paradës, të mbushura me helium, zakonisht qëndrojnë pezull mbi procesion, të drejtuara nga shumë vullnetarë që i mbajnë me litarë. Parada përfshin gjithashtu platforma të dekoruara me kujdes, banda muzikore marshimi, grupe vallëzimi dhe personazhe me kostume.

Parada e Ditës së Falënderimeve e “Macy’s” u krijua nga rrjeti i dyqaneve amerikane “Macy’s”, i cili e organizoi për herë të parë në vitin 1924. Fillimisht ajo quhej Parada e Krishtlindjeve e “Macy’s” dhe kishte për qëllim të shënonte fillimin e sezonit të blerjeve për Krishtlindje.

Balonat gjigante karakteristike të paradës u prezantuan në vitin 1927, duke zëvendësuar kafshët e gjalla që kishin qenë pjesë e saj deri atëherë.

Anulohet parada në Filadelfia 

Parada e njohur e Ditës së Falënderimeve në Filadelfia, e konsideruar si më e vjetra në Shtetet e Bashkuara, u anulua plotësisht.

Organizatorët e aktivitetit, i cili zhvillohet që nga viti 1920, deklaruan se siguria e spektatorëve dhe pjesëmarrësve ishte përparësia kryesore.

Edhe në Filadelfia, rreth 130 kilometra në jugperëndim të Nju Jorkut, balona gjigante duhej të parakalojnë nëpër rrugët e qytetit përpara qindra mijëra spektatorëve të enjten.

Në vend të paradës, do të transmetohej një program alternativ televiziv me artistët dhe të ftuarit që ishin parashikuar të merrnin pjesë, njoftoi televizioni 6abc, organizator i aktivitetit.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për pronësinë e verarisë franceze
Next Article Arrestohen dy shtetas irakianë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?