By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohen dy shtetas irakianë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Arrestohen dy shtetas irakianë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste
Bota

Arrestohen dy shtetas irakianë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE
Karlsruhe, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Dy shtetas irakianë, të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj një sinagoge në Këln gjatë muajit mars, janë arrestuar në Gjermani, njoftoi sot n Prokuroria Federale.

Arrestimet u kryen në qytetet Heidelberg dhe Këln, ndërsa kontrolle policore u zhvilluan në disa adresa në landet Baden-Württemberg, Nordrhein-Westfalen dhe Hessen. Sipas Prokurorisë Federale në Karlsruhe, kontrollet përfshinë edhe një tjetër të dyshuar në Hürth, pranë Këlnit.

Sipas hetuesve, njëri prej dy të arrestuarve dyshohet se kishte lidhje me një person që pretendohet se ka pasur rol drejtues në organizatën terroriste islamike HAYI dhe që është akuzuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria bëri të ditur se dy të dyshuarit, së bashku me persona të tjerë, kishin krijuar në fund të vitit 2025 një grup të veçantë me qëllim përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve të tjera në Gjermani dhe në vende të ndryshme të Evropës. I dyti nga të arrestuarit dyshohet se ishte gjithashtu anëtar i këtij grupi.

Sipas deklaratës zyrtare, grupi kishte siguruar financime dhe kishte rekrutuar disa persona jashtë organizatës për të kryer sulme me mjete shpërthyese. Hetuesit dyshojnë se, në dy net radhazi në fund të marsit 2026, persona të paidentifikuar, me urdhër të grupit, kishin shkuar pranë sinagogave në Këln dhe në një qytet tjetër evropian, duke dyshuar se transportonin pajisje shpërthyese.

Plani i sulmeve nuk u realizua për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Federale. Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e plotë të rrethanave të rastit vijojnë.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stuhitë pengojnë festimet e Ditës së Falënderimeve në të gjithë SHBA-në
Next Article Yjet e Real Madridit përfitojnë vetura luksoze me vlerë 4 milionë euro, por duhet ta ndjekin një rregull strikt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?