By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarm për bombë në selinë e Marinës Mbretërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Alarm për bombë në selinë e Marinës Mbretërore
Bota

Alarm për bombë në selinë e Marinës Mbretërore

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Londër, 26 nëntor, Argument – Një alarm për bombë ka vënë në gatishmëri autoritetet britanike në bazën “HMS Excellent të Marinës Mbretërore”, në Portsmouth të Anglisë, sipas “The Independent”.

Policia dhe personeli i Ministrisë së Mbrojtjes ndërhynë në bazën ushtarake pas një kërcënimi të raportuar paraditen e sotme.

Sipas gazetës britanikem incidenti u regjistrua në ishullin Whale Island, ku ndodhet një nga strukturat më të rëndësishme të Marinës Mbretërore. Autoritetet ndërmorën masa të menjëhershme sigurie, ndërsa një pjesë e personelit u evakuua dhe të tjerët u udhëzuan të qëndronin në ambiente të sigurta.

Në operacion u përfshinë efektivë të policisë së armatosur dhe njësi të specializuara me qen për zbulimin e eksplozivëve. Forcat e sigurisë kryen kontrolle në zonën e përcaktuar në kërcënim, ndërsa hyrjet dhe lëvizjet brenda bazës u kufizuan përkohësisht.

Një zëdhënës i Marinës Mbretërore konfirmoi ndërhyrjen e autoriteteve, duke theksuar se siguria e personelit ushtarak dhe e publikut mbetej përparësia kryesore. Ministria britanike e Mbrojtjes u përfshi në menaxhimin e situatës, ndërsa autoritetet vijuan vlerësimin e kërcënimit.

Pas rreth tri orësh kontrolle, baza ushtarake u shpall e sigurt, pasi nuk u zbulua asnjë mjet shpërthyes apo objekt tjetër i rrezikshëm. Autoritetet konfirmuan përfundimin e operacionit, duke bërë të mundur rikthimin gradual të aktivitetit normal në instalimin ushtarak.

Policia britanike ka nisur hetimet për të identifikuar personin përgjegjës për kërcënimin. Deri tani nuk ka informacione zyrtare që ta lidhin incidentin me ndonjë organizatë terroriste apo shtet të huaj dhe nuk është raportuar për persona të lënduar.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tetë miliardë paund për rinovimin e nëndetëseve bërthamore
Next Article BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit marrëveshje për identifikimin e praktikave korruptive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?