By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetë miliardë paund për rinovimin e nëndetëseve bërthamore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tetë miliardë paund për rinovimin e nëndetëseve bërthamore
Bota

Tetë miliardë paund për rinovimin e nëndetëseve bërthamore

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Londër, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Nëndetëset bërthamore të Britanisë së Madhe do të kalojnë më pak kohë në mirëmbajtje dhe më shumë kohë në det, falë një investimi prej 8,0 miliardë paundësh (10,4 miliardë dollarë), që synon forcimin e kapaciteteve parandaluese bërthamore dhe gatishmërisë ushtarake të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Wes Streeting, deklaroi se kjo marrëveshje, të cilën ai e cilësoi si “vendimin më të madh të prokurimit të këtij parlamenti”, do të mundësojë modernizimin e objekteve të mirëmbajtjes dhe riparimit të nëndetëseve.

Thirrjet për përshpejtimin e mirëmbajtjes së nëndetëseve janë shtuar pasi “HMS Vengeance”, njëra prej katër nëndetëseve britanike që mbajnë raketa bërthamore “Trident”, përfundoi në fillim të këtij muaji një mision rekord prej shtatë muajsh.

Britania e Madhe mban gjithmonë në det të paktën një nëndetëse me energji bërthamore dhe të pajisur me raketa balistike bërthamore, për të mbrojtur vendin dhe aleatët e saj në NATO. Megjithatë, kohëzgjatja e misioneve është rritur për shkak të vonesave në rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e nëndetëseve të tjera të flotës.

Kontrata pesëvjeçare, e nënshkruar me gjigantin britanik të industrisë së mbrojtjes “Babcock”, pritet të krijojë rreth 3 000 vende pune me kualifikim të lartë, kryesisht në Plymouth, Gllasgou dhe Bristol. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, marrëveshja do të krijojë gjithashtu 2 500 mundësi për praktika profesionale dhe programe për të diplomuarit.

Streeting e bëri  njoftimin gjatë një vizite në bazën detare HMNB Devonport, në Plymouth.

Në një intervistë për “Times Radio”, ai deklaroi se “sot po njoftojmë atë që, besoj, do të jetë vendimi më i madh i prokurimit gjatë këtij mandati parlamentar”.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Princ Leka II vizitoi UT-në, apeloi për bashkim rreth interesave kombëtare
Next Article Alarm për bombë në selinë e Marinës Mbretërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?