By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Shqipëri

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

admin
Last updated: 28/11/2026 14:54
By admin 2 Min Read
Share
AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian po krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor.

Kështu deklaroi Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kos theksoi se Bashkimi Evropian po përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, duke vlerësuar progresin e vendeve të rajonit në procesin e integrimit. Ajo veçoi Malin e Zi, që sipas saj është shumë pranë përmbylljes së negociatave, ndërsa për Shqipërinë u shpreh se viti 2027 mund të shënojë një moment të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, nëse vendi ruan të njëjtin ritëm reformash.

“Reformat e zgjerimit fuqizojnë rritjen ekonomike. Ballkani Perëndimor është pjesë e së ardhmes ekonomike dhe investimeve. Ky është një moment i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja. Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në BE, Bashkimi Evropian po përgatitet të mirëpresë anëtarë të rinj. Dhe dy vendet që kanë ecur përpara janë pikërisht nga ky rajon. Mali i Zi është shumë afër dhe vitin e ardhshëm, në verë, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit. Shqipëria po ashtu po ecën në të njëjtën rrugë. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm”, deklaroi ajo.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja
Next Article Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?