By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut
Kulturë

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut

admin
Last updated: 28/11/2026 14:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një pjesë e Shqipërisë udhëtoi drejt Skocisë përmes muzikës, këngëve dhe valleve tradicionale. Për herë të parë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjit në një skenën Skoceze, përmes koncertit artistik “Shqipëria në sytë e Bajronit”, i mundësuar nga  “Gratë e Fuqizuara të Diasporës” (Empowered Women of Diaspora).

Në sallën historike “Sallat e Asamblesë” (Assembly Rooms) në Edinburg, artistët sollën për publikun shqiptar, skocez dhe atë ndërkombëtar një pjesë të pasurisë sonë kulturore. Përmes këngëve, valleve, kostumeve popullore dhe interpretimit skenik, u përcollën traditat dhe identiteti shqiptar, në një mbrëmje që ndërthurte artin me historinë dhe figurën e Lord Bajronit

Spektaklit iu dha edhe një dimension historik dhe artistik përmes figurës së poetit anglez Lord Bajron dhe lidhjes së tij me Shqipërinë. Historia e tij u soll në skenë përmes interpretimit të aktorit Robert Ëilton, i cili mishëroi figurën e poetit, duke ndërthurur artin skenik me trashëgiminë historike shqiptare.

Realizimi i këtij projekti u mbështet edhe në bashkëpunimin institucional, me synimin për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të forcuar lidhjet me diasporën.

Në përfundim, duartrokitjet e publikut shoqëruan një mbrëmje që bashkoi shqiptarët dhe të huajt përmes artit. Një prezantim që e çoi Shqipërinë përtej kufijve të saj, duke dëshmuar se kënga, vallja dhe trashëgimia kulturore mbeten një gjuhë që kuptohet kudo.

You Might Also Like

Prof. Dr. Ali Pajaziti, fitues i Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026

SHQIPONJA

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Strategji e re për një ofertë turistike konkurruese

ELEGJI PËR VETEN

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Microsoft ndez alarmin më të lartë pas kolapsit global të Outlook dhe Teams
Next Article Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?