Tiranë, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes
Në fjalimin e saj hapës ajo dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.
“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.
Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera
Mali I zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundit e dytë
Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katër
RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro.
Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë, ndaj Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.

