By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!
MaqedoniTOP LAJM

BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!

admin
Last updated: 28/11/2026 15:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, u ka bërë thirrje shqiptarëve që këtë festë kombëtare ta kremtojnë me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi, duke apeluar njëkohësisht për shmangien e provokimeve dhe tensioneve.

Në një komunikatë për media, BDI u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date. Partia u ka bërë thirrje qytetarëve që, kudo që ndodhen, të festojnë në frymën e vlerave kombëtare dhe të mos bien pre e asnjë nxitjeje apo provokimi.

Kumtesa e plotë:
Bashkimi Demokratik për Integrim ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Në prag të kësaj feste të madhe, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër, kudo që ndodhen, ta festojnë 28 Nëntorin me dinjitet, krenari dhe në frymën e vlerave tona kombëtare.

Në të njëjtën kohë, apelojmë që të mos biem pre e asnjë provokimi, nxitjeje apo skenari të mundshëm nga qarqe të caktuara, të cilat mund të synojnë të krijojnë tensione dhe të zbehin madhështinë e kësaj dite. Çdo përpjekje për ta shndërruar festën tonë kombëtare në burim tensionesh duhet të marrë përgjigjen tonë përmes maturisë, dinjitetit dhe unitetit.

Theksojmë se flamuri kombëtar shqiptar gëzon mbrojtje ligjore, si në përdorimin privat nga qytetarët, ashtu edhe në përdorimin zyrtar nga vetë institucionet, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ka kaluar koha kur regjimet e mëhershme i ndëshkonin shqiptarët vetëm pse mbanin dhe përdornin flamurin e tyre kombëtar. Ajo kohë i takon së kaluarës dhe nuk guxon të përsëritet në asnjë rrethanë. Respektimi i identitetit dhe simboleve kombëtare është pjesë e pandashme e barazisë dhe dinjitetit të qytetarëve.

28 Nëntori nuk është provokim për askënd. Është histori, identitet, gjuhë, flamur dhe krenari kombëtare. Festimi i tij është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme e çdo shqiptari.

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve, të parandalojnë çdo veprim që mund të cenojë rendin dhe qetësinë publike dhe të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjithë.

Flamuri ynë meriton të valojë me krenari, ndërsa 28 Nëntori të festohet me dinjitet, pa frikë dhe pa provokime.

Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Next Article Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë diezel, një i vdekur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?