By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekonomia në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ekonomia në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi
Bota

Ekonomia në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 27 nëntor, Argument – Lajmet e këqija për ekonominë franceze vijojnë, pasi Franca ka hyrë në recesion që prej tremujorit të dytë të vitit, ndërsa performanca ekonomike në tremujorin e tretë rezultoi më e dobët nga sa ishte parashikuar, bëri të ditur sot Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (Insee), duke vënë në pikëpyetje parashikimet e qeverisë për rritjen ekonomike gjatë gjithë vitit.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), që mat aktivitetin ekonomik përmes pasurisë së krijuar, u tkurr me 0,2% në tremujorin e tretë, pas një stanjacioni në tremujorin e dytë dhe një rënieje prej 0,2% në tremujorin e parë, njoftoi “Insee” në raportin e detajuar.

Instituti Kombëtar i Statistikave rishikoi në ulje vlerësimin e tij fillestar për tremujorin e tretë, i cili parashikonte një tkurrje prej 0,1%.

Të dhënat e përditësuara tregojnë se vendi ka hyrë që prej tremujorit të dytë në atë që njihet si recesion teknik, i karakterizuar nga dy tremujorë radhazi me rënie të PBB-së.

Në terma absolutë, PBB-ja u ul në tremujorin e parë dhe të dytë, përkatësisht në 664,4 miliardë dhe 664,2 miliardë euro, nga 665,7 miliardë euro në tremujorin e katërt të vitit 2025. Në tremujorin e tretë, ekonomia shënoi një tjetër rënie, duke zbritur në 662,6 miliardë euro.

Në fund të tetorit, “Insee” kishte publikuar ende të dhëna që tregonin stabilitet të plotë ekonomik në tremujorin e parë dhe të dytë.

“Tashmë kemi një rënie shumë të lehtë të PBB-së gjatë tremujorit të dytë”, deklaroi Marie Leclair, drejtuese e Departamentit të Llogarive Kombëtare në Insee, gjatë një konference për shtyp.

Sipas saj, kjo “nuk e ndryshon realisht panoramën e përgjithshme që kemi paraqitur për ekonominë”, por “teknikisht, mund të themi se jemi në recesion”.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky: Anijet ruse që transportojnë armë janë objektiva legjitime edhe jashtë zonës së luftës
Next Article Haxhiu nga Kazerma “Adem Jashari”: Synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?