By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky: Anijet ruse që transportojnë armë janë objektiva legjitime edhe jashtë zonës së luftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky: Anijet ruse që transportojnë armë janë objektiva legjitime edhe jashtë zonës së luftës
Bota

Zelensky: Anijet ruse që transportojnë armë janë objektiva legjitime edhe jashtë zonës së luftës

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 27 nëntor, Argument – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmet e Ukrainës ndaj anijeve ruse edhe jashtë zonës së drejtpërdrejtë të luftimit, duke deklaruar se Kievi koordinon paraprakisht veprimet me vendet që mund të preken nga këto operacione.

Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, të publikuar sot,  presidenti Zelensky tha se forcat e armatosura ukrainase nuk kanë kryer asnjë sulm të tillë pa u konsultuar më parë me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, përpara operacioneve zhvillohen kontakte diplomatike me shtetet përkatëse.

Deklarata vjen pas fundosjes së anijes luftarake ruse “Merkury”, e cila u godit nga dronë detarë ukrainas në portin libian të Bengazit, në Mesdhe. Sulmi ka ngritur pikëpyetje lidhur me përputhshmërinë e tij me të drejtën ndërkombëtare.

Italia e kritikoi operacionin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit të Libisë, një vend që vijon të jetë i dobësuar nga lufta civile.

Megjithatë, Zelensky e justifikoi ndërhyrjen edhe jashtë territorit ku zhvillohen luftimet. Ai e cilësoi anijen “Merkury” një objektiv plotësisht të ligjshëm, duke argumentuar se Ukraina nuk mund të lejojë që anijet ruse të përdoren për sulme apo transportimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

Gjatë intervistës, presidenti ukrainas akuzoi gjithashtu Rusinë se po përpiqet të ndajë vendin përmes sulmeve ndaj urave mbi lumin Dnipro. Ai paralajmëroi se Kievi po përballet me një dimër të vështirë dhe se Ukraina do ta mbrojë kryeqytetin me të gjitha mjetet në dispozicion.

“Ne kemi nevojë për kryeqytetin tonë. Pa një kryeqytet, nuk ke një shtet”, deklaroi Zelensky, duke theksuar rëndësinë strategjike dhe simbolike të mbrojtjes së Kievit.

Një tjetër çështje e trajtuar në intervistë ishte shërbimi i internetit satelitor “Starshield”, kufizimi i të cilit është lehtësuar pjesërisht. Zelensky tha se shërbimi tashmë funksionon me shpejtësi të plotë në territoret e kontrolluara nga Ukraina, por jo në zonat e pushtuara nga Rusia.

Sipas tij, në këto territore Ukraina nuk mund të rrëzojë dronët rusë reaktivë që hyjnë në hapësirën e saj, çka e bën më të ndërlikuar rikthimin e plotë të këtij shërbimi.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dron i paidentifikuar futet në hapësirën ajrore të vendit
Next Article Ekonomia në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?