By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes
Maqedoni

Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

admin
Last updated: 28/11/2026 15:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim Shkëlqesinë e Saj, ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Nicole Varnes.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e decentralizimit, fuqizimin e pushtetit lokal dhe krijimin e mekanizmave më efikasë për mbështetjen e komunave përmes projekteve konkrete zhvillimore, me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryetari Limani theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset demokratike, forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e pushtetit lokal përbën një vlerë të rëndësishme për avancimin e shoqërisë dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Në vazhdim të vizitës, kryetari Limani dhe znj. Varnes vizituan Qendrën për trajtimin e fëmijëve me autizëm „Blue Puzzle“, ku u njohën nga afër me punën profesionale të qendrës, aktivitetet e saj dhe përkushtimin e stafit në ofrimin e mbështetjes për fëmijët dhe familjet e tyre.

Vizita përbën një dëshmi të rëndësisë së dialogut institucional dhe partneritetit ndërmjet nivelit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synim avancimin e qeverisjes demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndërtimin e një shoqërie me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga 1 dhjetori shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, fatura mesatare do të rritet për 188 denarë
Next Article Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?