By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 1 dhjetori shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, fatura mesatare do të rritet për 188 denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga 1 dhjetori shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, fatura mesatare do të rritet për 188 denarë
Maqedoni

Nga 1 dhjetori shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, fatura mesatare do të rritet për 188 denarë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Nga 1 dhjetori, çmimi i energjisë termike për amvisëritë në Shkup do të rritet mesatarisht për 7,56 përqind për konsumatorët që furnizohen nga EMV-ja, ndërsa për konsumatorët e “Energy Ecolink”, ish-ngrohtorja “Shkup Veri”, korrigjimi do të jetë 5,84 përqind, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas Komisionit Rregullator, me vendimin e ri fatura mesatare mujore do të rritet për 188 denarë dhe do të arrijë në 2.681 denarë.

Nga KRRE-ja bëjnë të ditur se shtrenjtimi i ngrohjes qendrore vjen si rezultat i rritjes së çmimit të gazit natyror, të shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike. Vendimi është marrë pas kërkesave të jashtëzakonshme të parashtruara nga të gjitha kompanitë që furnizojnë konsumatorët me energji termike në kryeqytet, për ndryshimin e të ardhurave maksimale të rregulluara dhe rishikimin e çmimit të përcaktuar në korrik, i cili zbatohet nga 1 gushti i vitit 2026.

Korrigjimi i çmimit të energjisë termike përfshin amvisëritë që furnizohen nga “EMV Furnizim”, “EMV Distribuim”, “EMV Prodhimi i Nxehtësisë” dhe “EMV Energjetika”, si dhe konsumatorët e “Energy Ecolink”. Me ngrohje qendrore në Shkup furnizohen rreth 70.000 konsumatorë.

Rritja e çmimit të energjisë termike vjen edhe përkundër paralajmërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili para katër ditësh deklaroi se do të bëjnë gjithçka që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Më herët, kryetari i KRRE-së, Aco Ristov, tha se kompanitë kishin kërkuar shtrenjtim prej 45 deri në 50 për qind, por se një rritje e tillë ishte e papranueshme. Ai kishte paralajmëruar se priste që rritja e çmimit të ngrohjes qendrore të ishte nga 6 deri në 8 përqind.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe
Next Article Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?