By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga java e ardhshme, përmes një aplikacioni secili do të mund të kontrollojë nëse ka bërë kundërvajtje në komunikacion dhe ta paguajë gjobën online
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga java e ardhshme, përmes një aplikacioni secili do të mund të kontrollojë nëse ka bërë kundërvajtje në komunikacion dhe ta paguajë gjobën online
Maqedoni

Nga java e ardhshme, përmes një aplikacioni secili do të mund të kontrollojë nëse ka bërë kundërvajtje në komunikacion dhe ta paguajë gjobën online

admin
Last updated: 28/11/2026 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund të kontrollojnë online nëse kanë kryer kundërvajtje. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se aplikacioni do të fillojë të funksionojë nga java e ardhshme.

“Është i njëjti aplikacion që tashmë është funksional për të huajt. Nga java e ardhshme, do të njoftojmë saktësisht se në cilën ditë, do ta lëshojmë aplikacionin që do t’u mundësojë qytetarëve maqedonas që shumë më lehtë të shohin nëse kanë kryer kundërvajtje, ku e kanë kryer atë, t’i shohin dëshmitë dhe, nëse kanë ndonjë gjobë, ta shlyejnë atë në mënyrën përkatëse. Të lehtësojmë të gjithë mënyrën e komunikimit, sepse jemi në shekullin XXI, ka aplikacione për gjithçka. Mendoj se është mirë që do të ketë edhe për këtë”, tha ministri Toshkovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e dytë kombëtare “Siguria në komunikacion në vetëqeverisjen lokale”, në organizim të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Shoferët do të kenë detyrim ta instalojnë aplikacionin në telefonat celularë dhe të regjistrohen.

“Secili, fjalë për fjalë secili mund të bëjë kundërvajtje. Edhe unë mund të bëj kundërvajtje në komunikacion”, tha ministri Toshkovski dhe i ftoi shoferët ta përdorin aplikacionin në jetën e përditshme.

Qyteti i ardhshëm ku do të fillojnë të funksionojnë kamerat e projektit “Qytet i Sigurt” është Strumica, ku ministri pret që sistemi të fillojë të funksionojë në gjysmën e parë të dhjetorit. Deri në fund të janarit pritet të vihet në funksion në Shtip, ndërsa deri në fund të shkurtit edhe në Manastir.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koçoska paralajmëroi ndalimin e pagesave me para të gatshme te kreditë e shpejta
Next Article Janevska: Janë përmbushur të gjitha objektivat e Agjendës Reformuese, RMV përfiton 19,2 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?