By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska dhe Çupiq biseduan për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe bashkëpunimin rajonal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska dhe Çupiq biseduan për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe bashkëpunimin rajonal
Maqedoni

Siljanovska dhe Çupiq biseduan për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe bashkëpunimin rajonal

admin
Last updated: 28/11/2026 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua sot në Ohër me Aleksandar Çupiq, ushtrues detyre i presidentit të Serbisë, në margjinat e takimit të liderëve të Procesit Bërdo-Brioni.

Siljanovska-Davkova ia uroi fitoren zgjedhore dhe zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet maqedonaso-serbe do të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e miqësisë tradicionale, me bashkëpunim më të madh në arsim, shkencë, ekonomi, kulturë, turizëm dhe digjitalizim.

Çupiq e vlerësoi takimin e liderëve në Ohër si një mesazh për rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe mbështeti idenë që të rinjtë të përfshihen në takimet e Procesit Bërdo-Brioni.

Në konferencën e përbashkët për media, ai theksoi se rajoni ka nevojë për solidaritet, demokraci, bashkëpunim dhe përparim, por edhe për detyrimin që të mbrojë interesat kombëtare dhe dinjitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Çupiq kujtoi personalitete të rëndësishme historike që rrjedhin nga Ballkani, ndër ta Goce Dellçev, Petar Petroviq Njegosh, France Preshern, Ivo Andriq, Mesha Selimoviq, Miroslav Kërlezha dhe Ismail Kadare.

Ai përmendi gjithashtu shkencëtarët Nikola Tesla, Mihajllo Pupin dhe Rugjer Boshkoviq, si dhe sportistë e artistë që kanë arritur sukses botëror.

Sipas tij, Ballkani ka shumë për t’i ofruar vetvetes, por edhe Evropës dhe botës, ndërsa është e nevojshme të ruhen marrëdhëniet pozitive dhe të përmirësohen fushat ku ekziston hapësirë për përparim.

“Ekziston një nevojë e qartë për të bashkëpunuar, për të përparuar dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për pasardhësit tanë. Po ashtu, ekziston një detyrim i qartë ndaj qytetarëve tanë për t’i mbrojtur interesat vitale shtetërore dhe kombëtare dhe për ta ruajtur dinjitetin tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Çupiq.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Janë përmbushur të gjitha objektivat e Agjendës Reformuese, RMV përfiton 19,2 milionë euro
Next Article Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamujt kuqezi në Aeroportin e Prishtinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?