By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Fitorja ndaj Iranit është pranë, SHBA-ja po i jep Teheranit mundësi për marrëveshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Fitorja ndaj Iranit është pranë, SHBA-ja po i jep Teheranit mundësi për marrëveshje
Bota

Trump: Fitorja ndaj Iranit është pranë, SHBA-ja po i jep Teheranit mundësi për marrëveshje

admin
Last updated: 28/11/2026 15:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 27 nëntor, Argument – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se fitorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit është pranë, ndërsa theksoi se Uashingtoni po i jep Teheranit mundësi, për të arritur një marrëveshje diplomatike dhe për të shmangur humbje të mëtejshme jetësh, sipas CBS News.

Trump i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me efektivët ushtarakë amerikanë të dislokuar jashtë vendit, me rastin e festës së Falënderimeve.

“Fitorja është e arritshme në Iran. Po u japim të gjitha mundësitë, për të arritur një marrëveshje dhe për të shpëtuar jetë njerëzish, por nuk jam i sigurt nëse do të përfitojnë nga kjo mundësi”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai vuri në pikëpyetje gatishmërinë e udhëheqjes iraniane për të pranuar një marrëveshje.

Sipas raportimeve mbi bisedën, Trump u tha gjithashtu ushtarakëve, se fitorja do të arrihet në momentin që ai vetë do të vendosë, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajnë kontrollin mbi kohëzgjatjen e angazhimit të tyre ushtarak.

Gjithashtu, Trump u shpreh se prania ushtarake amerikane në rajon do të vazhdojë, ndërsa përsëriti se një nga objektivat kryesore të Uashingtonit është të pengojë Iranin të sigurojë armë bërthamore.

Gjatë bisedave me efektivët amerikanë, presidenti vlerësoi gjithashtu rolin e forcave detare, në zbatimin e bllokadës detare ndaj Iranit, të cilën e cilësoi si më të suksesshmen në historinë detare.

Ai bëri të ditur se SHBA-ja ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon, me dërgimin e një aeroplanmbajtëseje tjetër, duke deklaruar se kapacitetet ushtarake amerikane janë forcuar.

Në një prononcim për gazetarët pas bisedave me ushtarakët, Trump konfirmoi gjithashtu se kishte zhvilluar kontakte me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ditët e fundit.

Ai paralajmëroi se në rast të rifillimit të veprimeve ushtarake, SHBA-ja do të godiste Malin e Kamzës, pranë kompleksit bërthamor të Natanzit në Iran.

Presidenti amerikan tha se deri tani nuk kishte vërejtur aktivitet të rëndësishëm në këtë objekt, por përsëriti se Uashingtoni nuk do të lejojë që Irani të zotërojë armë bërthamore.

Trump foli gjithashtu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, por shprehu dyshime për gatishmërinë e Teheranit për të pranuar një zgjidhje diplomatike.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta, ndërsa administrata amerikane po përdor presionin ushtarak dhe ekonomik në përpjekjet për të arritur një marrëveshje.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbardhet vrasja pranë Smilkovës, i dyshuari tregon se si e kreu krimin
Next Article Costa: 24 vende të BE-së mbështesin kredinë shtesë për Ukrainën, vendimi në dhjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?