By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i dhunës ndaj Sarës në Ohër, i akuzuari shmang përballjen me viktimën, shtyhet gjykimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti i dhunës ndaj Sarës në Ohër, i akuzuari shmang përballjen me viktimën, shtyhet gjykimi
MaqedoniTOP LAJM

Rasti i dhunës ndaj Sarës në Ohër, i akuzuari shmang përballjen me viktimën, shtyhet gjykimi

admin
Last updated: 28/11/2026 15:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 27 nëntor, Argument – Me lëndime të dukshme në sy, 26-vjeçarja Sara Gjorgjieska nga Ohëri, erdhi në gjykatë për tu përballur me ish- të dashurin e saj Kristijan Koraboski i cili akuzohet për ushtrimin e dhunës ndaj Gjorgjieskës. Megjithatë, një precedent u krijua në fillim të gjykimit. Koraboski nuk u paraqit në sallën e gjyqit, megjithëse u soll në Gjykatë. Arsyetimi i gjykatëses ishte se kjo ndodhi, që Kristijani të mos përballej me viktimën.

Por avokati i Sarës thotë se viktima nuk është pyetur fare për këtë. Ai thotë se mbrojtja e Kristianit po kërkon mënyra për ta vonuar procesin.

“Unë besoj se për shkak të zvarritjes së procedurës, duke shmangur përgjegjësinë që ka i pandehuri Kristijan Koraboski, ju patë që ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, edhe pse ishte i pranishëm në gjykatë. Kjo nuk është e mundur, ai duhej të ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi i dëmtuari është i pranishëm, pasi prokurori publik është i pranishëm, dhe unë si avokat i të dëmtuarës. E dëmtuara, Sara, nuk u mor në pyetje. Ne këmbëngulëm që ajo të ishte e pranishme për të treguar të vërtetën për të gjithë këtë ngjarje, sepse duhet të ketë drejtësi në këtë rast” deklaroi Gjoko Shajn – Avokati i Sarës

“Edhe pse gjykimi në rastin e sulmit fizik të 26-vjeçares Sara, nga i dashuri i saj Kristijan Koraboski filloi me 40 minuta vonesë, ai u shty menjëherë pasi mbrojtja e Koraboskit kërkoi përjashtimin e gjyqtares Aleksandra Pop Stefanija, dhe gjyqtarëve të tjerë nga Gjykata Themelore në Ohër, si dhe prokurorëve nga Prokuroria Publike në Ohër. Seanca e radhës është caktuar për 1 dhjetor” deklaroi Miki Trajkovski-gazetar

Kjo kërkesë u refuzua, ndërsa për kërkesën që ka të bëjë me largimin e kreut të trupit gjykues duhet të vendosë Gjykata e Apelit në Manastir. Prokuroria Publike e Ohrit ngriti padi kundër Koraboskit për tre vepra penale – lëndim trupor, privim të paligjshëm nga liria dhe rrezikim të sigurisë. Në akuza thuhet se gjatë kryerjes së dhunës në familje, ai në mënyrë të paligjshme ka burgosur, sulmuar fizikisht, lënduar fizikisht dhe ka rrezikuar sigurinë e palës së dëmtuar. Sipas policisë, kjo ka ndodhur më 15 nëntor, kur rreth orës 2 të mëngjesit pas një grindjeje të mëparshme që filloi në shtëpinë e Kristijanit dhe vazhdoi në makinën e tij, ai e sulmoi fizikisht Sarën në automjet. Pasi e ndaloi automjetin, ai vazhdoi sulmin, duke bërë që vajza të humbiste ndjenjat. Më pas ajo u dërgua në spital, ku u konstatuan lëndime të rënda trupore.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri
Next Article Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?