By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska
Maqedoni

Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska

admin
Last updated: 28/11/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 27 nëntor, Argument – Çështja e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën dhe rivendosja e linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup janë përmendur nga presidentja Justina Shiroka-Pula në takimin që të premten e ka zhvilluar në Ohër me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Diskutimi u zhvillua në kuadër të takimit të liderëve të iniciativës rajonale Brdo-Brijuni.

“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Presidentja Shiroka Pula përshëndeti vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë. Ajo theksoi rëndësinë e përfundimit të procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe të përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Tuneli Prizren-Tetovë është premtim tash e disa vite i Qeverisë së Albin Kurtit. Së fundmi është njoftuar për një takim mes përfaqësuesve të të dyja shteteve për të diskutuar për projektin e këtij tuneli.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rasti i dhunës ndaj Sarës në Ohër, i akuzuari shmang përballjen me viktimën, shtyhet gjykimi
Next Article Vjedhje nafte në NQP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin nga puna

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?