By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët shqiptarë para Komisionit të Venecias: Provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët shqiptarë para Komisionit të Venecias: Provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip
Maqedoni

Studentët shqiptarë para Komisionit të Venecias: Provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip

admin
Last updated: 28/11/2026 15:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Pasi kanë dëgjuar ministrin e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve, delegacioni i Venecias gjatë ditës së djeshme rreth një orë ka biseduar edhe me studentët dhe profesorët lidhur me modelin e ri të provimit të jurisprudencës.

Takimi ka qenë konsultativ dhe nuk ka pasur debat, ndërsa studentët shqiptarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për modelin e ofruar nga Ministria që teoria të jepet në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Sipas tyre, provimi duhet të jepet tërësisht në shqip.

“Komisionit të Venecias ne i treguam se kërkesa jonë nuk është një kërkesë e lindur si një dëshirë, por është një kërkesë e bazuar në argumentet juridike dhe rendin kushtetues të këtij vendi”.
“Secili nga ne ka pasur të drejtë të japë fjalë dhe ka thënë të drejtën, në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare si dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në shtetin tonë e paraqet qartë detyrimin për zbatimin e atij ligji dhe ne kërkojmë që ato të drejta tona të zbatohen në tërësi dhe jo sipas interpretimit si ka qejf ai”.
“I bëjmë thirrje edhe Komisionit të Venecias pa paragjykuar opinionin e tyre që kur të marrë opinion të bazohet edhe në rendin kushtetues të këtij vendi dhe në argumentet juridike” deklaroi Besar Sejdiu, Kryetar i Parlamentit Studentor “Nënë Tereza”

Ajo që për studentët është në kundërshtim me rendin kushtetues, për Ministrinë e Drejtësisë paraqet zgjidhje me bazë kushtetuese dhe ligjore. Pikërisht këtë ministri Shasivari ua ka thënë përfaqësuesve të Venecias gjatë takimit të djeshëm.

Ndërkohë delegacioni edhe sot vazhdon me takimet. Në agjendë janë partitë politike të pushtetit dhe opozitës, por edhe Agjencitë dhe Inspektoratet që merren me çështjen e zbatimit të të drejtës gjuhësore. Për jurisprudencën delegacioni bisedon edhe me Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorëve, Odën e Avokatëve, Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup.

Takimet realizohen para se Venecia të miratojë mendimin për modelin e provimit të jurisprudencës në seancën e cila do të mbahet më 11 dhe 12 dhjetor. Mendimi do të miratohet pasi Qeveria miratoi nevojën për të konsultuar këtë organ këshillimor juridik të Këshillit të Evropës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të qëndrojmë si viganë! Rama njeh vetëm gjuhën e protestës
Next Article Gripi mbush ambulancat, infektohen familje të tëra – rastet mund të zgjasin deri në tri javë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?