By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar
Maqedoni

Bekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar

admin
Last updated: 28/11/2026 15:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 nëntor, Argument – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe sakrificat e brezave për liri, pavarësi dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në një status në Facebook, Sali ka rikujtuar tri ngjarje që lidhen me 28 Nëntorin: ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë më 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912 dhe lindjen e komandantit Adem Jashari më 1955.

“Sot, kur valëvitet flamuri kuqezi, mendja dhe zemra na kthehen te historia jonë, te sakrificat e të parëve dhe te rruga e gjatë e popullit shqiptar për liri e dinjitet”, ka shkruar Sali.

Ai ka përmendur kontributin e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Haxhi Vehbi Dibrës dhe patriotëve të tjerë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një ngjarje që ndryshoi historinë e kombit shqiptar.

Sali ka theksuar gjithashtu se emri i Adem Jasharit është shndërruar në simbol të sakrificës dhe lirisë së Kosovës.

“Tri momente historike, një datë dhe një histori që na kujton se sa shumë është dashur të sakrifikohet që ne sot ta flasim gjuhën tonë, ta ruajmë identitetin tonë dhe të jetojmë me krenarinë e të qenit shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Sipas Saliut, 28 Nëntori përfaqëson kujtesën historike, krenarinë kombëtare dhe amanetin e brezave për ta ruajtur e përcjellë trashëgiminë shqiptare.

“28 Nëntori është kujtesë, është krenari, është gjaku dhe mundi i brezave që na lanë amanet ta duam, ta ruajmë dhe ta çojmë përpara këtë trashëgimi”, ka shkruar zëvendëskryeministri.

Në fund të mesazhit të tij, Sali ka përmendur shqiptarët kudo që jetojnë, nga Vlora e Prishtina, deri në Shkup, Preshevë dhe diasporë, duke e përmbyllur urimin me fjalët: “Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!”

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë
Next Article Gruaja nga Gostivari u rrah brutalisht, Prokuroria aktivizon procedurën urgjente për dhunë familjare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?