By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi
Kosovë

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

admin
Last updated: 28/11/2026 15:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 nëntor, Argument – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke rikujtuar ngjarje dhe figura të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Në një postim në Facebook, Konjufca ka sjellë në vëmendje kujtimet e poetit Lasgush Poradeci për kremtimet e 28 Nëntorit në Bukuresht, ku flamuri kuqezi simbolizonte bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht dallimeve krahinore.

Ai ka përmendur edhe Kongresin e Manastirit të vitit 1908 dhe rolin e At Gjergj Fishtës, i cili kishte folur për rrezikun e copëtimit të Shqipërisë dhe nevojën e mbrojtjes së atdheut.

Konjufca ka rikujtuar gjithashtu bashkëpunimin e shqiptarëve të besimeve të ndryshme në shërbim të gjuhës dhe identitetit kombëtar, duke përmendur përqafimin mes At Gjergj Fishtës dhe Hafëz Ibrahim Efendiut pas fjalimit të fratit shqiptar në Kongresin e Manastirit.

Më tej, ai ka ndërlidhur 28 Nëntorin me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke përmendur mësuesin Sali Gjuka nga Peja, i cili ishte njëri nga nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Një pjesë të veçantë të mesazhit ia ka kushtuar edhe komandantit legjendar Adem Jashari, i cili lindi më 28 nëntor 1955 dhe u flijua bashkë me familjen e tij për lirinë e Kosovës. Konjufca ka rikujtuar se pikërisht në ditëlindjen e Jasharit, më 28 nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.

Në fund, Konjufca ka bërë thirrje për bashkim rreth flamurit kombëtar, duke theksuar se ai përfaqëson një simbol që i tejkalon dallimet dhe i bashkon shqiptarët kudo që ndodhen.

“Le të na bashkojë gjithnjë 28 Nëntori”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Albin Kurti: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli, ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër
Next Article Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?