By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kush do të punojë në Shqipëri?! Popullsia mbi 65 vjeç do të jetë sa 80% e forcës së punës më 2070
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kush do të punojë në Shqipëri?! Popullsia mbi 65 vjeç do të jetë sa 80% e forcës së punës më 2070
Shqipëri

Kush do të punojë në Shqipëri?! Popullsia mbi 65 vjeç do të jetë sa 80% e forcës së punës më 2070

admin
Last updated: 02/02/2024 08:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Epara shumica e atyre që punojnë aktualisht nuk paguajnë sigurime dhe e dyta plakja e shpejtë e popullsisë po rrit varësinë e moshave të vjetra ( ky raport shpreh popullsinë +65 në përqindje të forcës së punës 15-65 vjeç).

Në vitin 2023 Shqipëria e kishte grup-moshën  mbi 65 vjeç sa 25 % e forcës së punës (15-65 vjeç),  në nivele të krahasueshme rajonale. Por zhvillimet e pafavorshme demografike do të bëjnë që në vitin 2070 grup-mosha +65 të jetë sa 80 % e forcës së punës (15-65 vjeç), përllogarit Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Varësia e të moshuarve në Shqipëri në vitet 2070 do të jetë në nivelet më të larta rajonale. Kjo do të thotë se në dekadat në vijim popullsia në moshë pune do të barazohet me pensionistët. Por zhvillimet reale të popullsisë të cilat në dekadën e fundit kanë shkuar me keq se projeksionet i bëjnë edhe më trishta zhvillimet.

Vitin e kaluar pensioni mesatar në vend arriti në 19 000 lekë (rreth 200 dollarë) në muaj. Ata në decilin më të ulët marrin mesatarisht 8500 lekë në muaj dhe ato në decilin më të lartë 38 mijë lekë. Ndërsa pensioni social që merret në moshën 70 vjeç nga ata që nuk kanë paguar sigurime arriti në 8,588 lekë në 2022, që është afërsisht një e katërta e pagës minimale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se në të ardhmen ka të ngjarë që më shumë njerëz në të ardhmen të marrin vetëm pensione të pjesshme, pensione sociale për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit.

Kjo e kombinuar me uljen e shkallës së zëvendësimit mund të ngrejë shqetësime për rritjen e varfërisë në moshat e vjetra. Ndërsa në vitin 2012 personat që kanë dalë në pension kishin kontribuar mesatarisht 35 vite, ata që dolën në pension në 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vite.

FMN këshillon qeverinë të adresojë mbulimin e dobët të popullsisë në moshë pune me sigurime. Për arritur këtë Fondi rekomandon stimuj për të rriturit në moshë pune që të paguajnë sigurime.

Gjithashtu përfitimet e pensioneve në të ardhshmen duhet të jenë i harmonizuar mirë me kontributet.

Për të frenuar përkeqësimin e përfitimeve në pleqëri Fondi rekomandon lehtësimin e pensioneve vullnetare dhe skemat private, pasi në disa vende kanë nxitur njerëzit të paguajnë sigurime për pensionin. /Monitor/

You Might Also Like

Vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Veliajt është joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë

Pirdeni: Ligji i ri sjell sistem të ri rekrutimi dhe kontrolli të performancës në administratë

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Braho: Finalizojmë strategjinë kundër krimit të organizuar, objektiv ulja me 70% e çështjeve të prapambetura

8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lumbardhi për Big Brother VIP Kosova: Hyra për ta mbushur një gropë
Next Article Volkswagen po punon për një veturë të vogël elektrike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mucunski: Marrëdhëniet diplomatike duhet të shndërrohen në mundësi ekonomike
Maqedoni
Autobusi bie në humnerë, të paktën 40 të vdekur
Bota
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
Kosovë
​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?