By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas takimit me degët, Sela sot takon Taravarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas takimit me degët, Sela sot takon Taravarin
MaqedoniTOP LAJM

Pas takimit me degët, Sela sot takon Taravarin

admin
Last updated: 02/02/2024 13:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Mbrëmë Ziadin Sela mblodhi degët e ASH-së dhe prej tyre mori përkrahjen qe t’i kërkohet llogari kryetarit te partisë Arben Taravari!

“S’është anashkalim (mosprania e Taravarit), por s’po dimë se çka po ndodh! Unë vet s’e kam Selen”, tha një nga kryetaret e degëve te ASH-se, që nuk deshi t’i përmendet emri, por që ka qenë mbrëmë me kryetarin e Kuvendit qendror Ziadin Sela. “Edhe ai (v.j. Arben Taravari) po shkon vet në takime në Prishtinë, Shkup e ku jo tjetër, qe s’e dimë as na, as ju (v.j. media)!”, tha burimi tjetër nga takimi që u zhvillua të enjten mbrëma.

TV21 nga burime brenda Aleancës për Shqiptarët mëson se sonte ne takim Taravari-Sela pritet mësohet oferta pas takimit Taravari-LEN-Kurti, takim ky për të cilin vetë Sela për TV21 konfirmoi se nuk ka qenë i njoftuar nga Taravari.

Takimi Taravari-Sela i paraprin zhvillimeve të fundit në parti, respektivisht takimit të mbrëmjes së djeshme të Selës me kryetarët e degëve të partisë, ku përmes një fotografie, siç sqaron burimi, u tentua të tregohet se këto degë te ASH-se janë në krah të Ziadin Selës.

Burimi thotë se Taravari sonte duhet të tregojë se çfarë oferte mori në takimin me Kurtin e LEN-in në Prishtinë, dhe prej kujt, ndërsa ofertën Sela duhet ta dërgojë në kryesi të partisë, pas çka pritet të thirret edhe Kuvendi Qendror për vendimin final të partisë, që sipas burimeve tona nuk pritet të mbahet këtë javë.

“S’jemi parti Facebook-u, që gjitha gjërat prej aty t’i marrim vesh. Në Marrëveshjen për koalicion me BDI-në këtë mandat, e përcaktuam edhe koalicion parazgjedhor, e s’po i dalim zot fjalës sonë. E nxjerrim në Kuvend, dhe ta shohim se cila ofertë fiton. U mblodhëm dhe i dhamë përkrahjen kryetarit të Kuvendit, Ziadin Selës, Pse s’ishte aty Taravari, ne nuk e pyetëm Selën, por e kuptuam”, thotë kryetari i një dege të ASH-së, i pranishëm në takimin me Selën, e që nuk deshi t’i përmendet emri.

You Might Also Like

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë

Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Lutkov: Rezultate të rëndësishme në vetëm tetë muaj që nga marrja e dikasterit të turizmit

Dimitrieska-Koçoska: Investime më të mëdha përmes ribalancit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vitia: Së shpejti nisim me ligjin e ri për sigurime shëndetësore – Në finalizim ligji për duhanin dhe ai për barna
Next Article Truri juaj mund të tkurret nga stresi, por ju e keni fuqinë ta ndaloni atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?